Header image  
Edicioni 4 Durrės 22 - 28 shtator 2008  
  
 

 

 


 
 

 

 


 
 
Poeteka


POETEKA nisi si projekt i një grupi artistësh të fjalës të cilët, në shtator të vitit 2004, filluan në Durrës, serinë e leximeve për publikun. 
Veprimtaritë u zhvilluan nën simbolikën e një anijeje liburne ankoruar në breg, pranë Torrës veneciane, zbukuruar me poezi të shkruara në vela e me mozaikë.

Synimi i organizatorëve ishte nxitja e një perceptimi të ri mbi poezinë dhe kalimi nga leximi rutinë i deklamimit aktorial në leximet autoriale të vetë poetëve, përvojë kjo tepër e njohur për poezinë bashkëkohore europiane si dhe krijimi i një imazhi të një Shqipërie normale e të aftë për të konkuruar me art.

POETEKA nisi në Portën e murit bizantin të qytetit nën sirenat e anijeve, tingujt e instrumentëve dhe zërave muzikorë si dhe me prani të kulturës detare dhe traditave vendase në vinikulturë e kulinari.
Gjer më sot janë zhvilluar 13 takime me pjesëmarrjen e shkëlqyer të 21 poetëve shqiptarë midis të cilëve Xhevahir Spahiu, Fatos Arapi, Sadik Bejko, Ervin Hatibi, Luljeta Lleshanaku, Arian Leka, Agron Tufa, Gentian Çoçoli, Ruxhdi Gole, Gentiana Minga, Alket Çani, Aleksandër Çipa, Merita Thartori, Demir Gjergji, Çelo Hoxha, Mimoza Mezini etj. si dhe 3 poetëve të huaj Claudio Pozzani-Itali, Ferid Muhiq-Bosnjë, Eliot Weinberger-SHBA.

Kjo traditë e vlefshme krijoi klimën e duhur dhe çeli rrugën e themelimit të Festivalit të parë Internacional të Poezisë - POETEKA - Një vend për poezinë.
Deri në momentin që flasim, POETEKA  ka realizuar efektin e kthimit të vëmendjes mbi artin e të shkruarit përmes leximeve, bashkëbisedime kulturologjike mbi lidhjen poezi-filozofi, konferenca mbi mjeshtrinë, origjinën, efektet dhe mënyrën e komunikimit të teatrit poetik si dhe workshop mbi kritikën letrare - veprimtari në të cilat ka pasur rreth 80 -100 pjesëmarrës për çdo takim. 

 

 

 
 

 

 

Image 1