Header image  
Edicioni 4 Durrës 22 - 28 shtator 2008  
  
 
 
 
 

 
 
Maria Luisa Spaziani

 

Hëna e dimrit që nga shega

përmes xhamave të shtëpisë hyn ngadalë

në dremitjet e mia, prej hajni,

gjithnjë i përndjekur e gati për t’u nisur.

Si një tis lotësh të mjegullon

dhe sakaq ora do tingllojë...

Larg,

përtej brigjeve tona, përtej stinëve

imcake që me lëvizjen e baticës

për vdekje drobitur ngrihen vrull

E turpërohen pastaj, do të shndrish e kënaqur

ti, shenjë e artë në të mbramen bujtinë,

dritë mbi sofrën e pavdirë

nga vezullimi i së cilës një e nga një

i shoh sërisht përqark fytyrat, që një shtjellë

boshe dhe mizore m’i venit.

 

Përktheu Silvana Leka

 

 

 

 

 
Autorët 2006