Header image  
Edicioni 4 Durrës 22 - 28 shtator 2008  
  
 
 
 
 

 
 

*  *  *

 

Të Vërtetat e Epërme e përpijnë Orën e veshit:
shkulme shkundulluese shkunden e shitojnë
timpanin; shurdhohet e bje shyt
njeriu si derr shkumak me angrra t'shkoklueme nën patërshanë.
E Vërteta e Epërme e vret Syrin e pastërvitur njerzor
me shkreptimën terratisëse të dritës,
e shtang nuhatjen përtace me duhmën e rrufesë.

S'jemi pjekur ende për të parë anën e përtejme të dritës dhe tingullit.

E Vërteta e Epërme pret në beft, përgjatë shtegut të mnershëm,
larg shesheve popullore a tregjeve sociale, larg
shqisave të mbufatura me hyjni kallpe, e duke t'u ngulur në palcë,
gjakon gjuhë, gjersa
gjërat t'i gjegjen Zotit të tyre, që, gjithaq, është Gjuhë.

 

 

 
Autorët 2006