|
Ngazëllyer nga joshjet
në ëndjen e kopështit tënd
ndërsa Hëna sundon
dëshirën tonë të fshehtë
Rojtar zemërçiltër
unjem në fronin
në kulm të Malit tënd
Prijësja Hyjneshë
krateri
në vlim.
Dhe ti pëshpësh në veshin tim
Në një gjuhë të çudët barbare:
“Të dashuroj!” |