Header image  
Edicioni 4 Durrës 22 - 28 shtator 2008  
  
 
 
 
 

 
 

VENDLINDJA

 

Kush mund ta dinte
Kaq të thjeshtë?
Nuk paskësh qenë
I vështirë problemi.
Paçka se rrëshqitshëm
Dhe tinëzisht lehtë,
Vëmendjes i largohej
Kush mund ta dinte pra
Që vendlindja
Në as dhe një rast
Nuk dashka të thotë vend
E as diçka si kjo
Por vetëm se kohë
Vendlindja është kohë
A më mirë një çast
Ai çast i fundit në fillim
I paqartë në fakt
I cili udhëtoi
Që nga diku larg
Shpejt a ngadalë
Tamam për të arritur
Të porsalindurin
Dhe përçdoherë
Ia beh në kohë
Sado i shpejtë qaramani në fjalë

 
 

 
Autorët 2006