|
I kushtohet Papa Gjon Palit II
- Shiu bie,
e na thonë, se Zot s’ka! –
tha një plakë e viseve tona,
teto Vara.
Ata që thanë se Zot nuk ka,
ndezin tash qirinj,
porosisin lutësorë,
u shmangen të pafeve.
Teto Vara rri shtrirë në varrezë,
e shiu bie,
i madh, pjellor, pajadá,
bie e bie, kujt në derë s’i troket.
Përktheu Agron Tufa
|