Header image  
Edicioni 4 Durrës 22 - 28 shtator 2008  
  
 
 
 
 

 
 

VITI 500

 

Dikur e mendoja

por tani them mos ta prish gjakun

si do jenë njerëzit

nëse do jenë a s’do jenë, ku do jenë,

pas dy a tre mijë vjetësh.

Në do jenë shtatlartë, të mbajtur

apo dhëmbërënë e qerosë,

nëse do ecin me kërcim atletik

apo do zvarriten përdhe si buburrecë.

Them mos ta prish gjakun

se sa do ndryshojnë prej nesh

në dashuri, në dëshira, në analizën logjike

në frikën nga vdekja

se sa do jenë teshat e tyre të çuditshme

siç i tregojnë shpejt e shpejt karikaturistët.

Tek e fundit as Arkiloku as Sapfoja

as poetë të tjerë të mëdhenj s’e vranë mendjen

si do jemi ne sot.

 

Përktheu Romao Çollaku

 

 

 

 

 
Autorët 2006