|
Të ikësh nga kjo dashuri si prej varrit
Dëshiro sikur ajo e tha dhe braktis përrallën
Godinat e botës së tij të brëndëshme
Fantazuar nga rrënojat e prej sëmundjes ka
Lajthitur tektonika e moskuptimit
Në romanin e ri të mikut të brishtë
Në natën e ndriçuar veriore frikë
Në heshtjen e një dhome hoteli
Vilnius kaunas bukur tingëllon simbioza
Dhe tringëllo numrin e prefiksit të kohës
Që ushqehet me jetën e atyre pa emër
Në drithërimën e renditjes hyjnore
Në parandjenjën e harmonisë së përsosur luftarake
Nga varri të ngjitesh në dashuri prej rënies
Sikur të thoshte dëshiro dhe i patundur shmang
I varrosur thellë poshtë me të afërmit
Fotografiza e re ovale është syri i ri
Në fytyrën e ftohtë mërmërima e vendlindjes
Mbi kurorat e pemëve një re e papritur
Ose tufë kureshtare zogjsh të ri këngëtarë
Shkurtit të mjegullt mbi trishtim varrezash.
Përktheu Fatmir S. Baçi
|