|
rreth tryezës pas darke. mbase të menduar. mbase vetëm
të kapitur, rënë mbi dysheme, këmisha zbërthyer - një
pjeshkë e prishur - vallzuese ngashnjimtare e natës së tyre.
i pari majtas - zoli. me mjekrën e kuqërreme mbë-
shtetur në grusht, me gotën e zbrazët përmbysur tek cepi. me sytë e mjegullt
mbase veç i kapitur. mbase i menduar. pas tij
shquhet vetëm jaka ime e ngritur si
kapuç. gjithnjë harroj se s’më ndjek kush.
gjithnjë endem si i mbështjellë me dikë tjetër.
në skajin djathtas - hansi. ai po. ai ka mbushur
tridhjetetetë vjet. ka kokën e plandosur mbi tryezë.
kish të holla. kish terezën. ka tridhjetetetë vjet.
ka pasur edhe një mik. miku e ka pasur
edhe ai terezën, tereza kish lekët e hansit. hansi ka
kokën plandosur mbi tryezë, tryeza e gjymtë, ne me të.
asokohe ish 36 vjeç. tani e ka këmbën 41, jetën e gjelbër
dhe ciroza hepatike e pret në shtrat. mes nesh
vetëm hansi ia ka dalë mbanë në jetë.
mitri: ç’prej një viti pa punë dhe i denjë për apostull.
ka sosur edhe ai këtu, se këtu është hotel për të gjithë.
Përktheu Ardian Christian Kyçyku
|