|
Vasilie Markoviqit
Mos vete te varret, varret ilire
Atje tek myshku i çmendur lulëzon,
Mundet që vallja e zanave magjike
Në asht të larëm, në hekur të zbulon.
Asgjë pos pluhurit i cili bën dritë
Nga ajo murgëri e pikëlluar s’do mbesë,
Gratë e tyre, gjahtarët, gjelat-
Çdo gjë u zhduk dhe vdekshëm po vdes.
Më mirë mos vete te varret ilire,
Tek ende, në një gur të mallkuar,
Dënes, si zë i qetë i një lyre
Dëshira e tyre për të jetuar.
Përktheu Azem Shkreli
|