|
Ku është e mundur në të kaluarën
Ku është e mundur në të kaluarën
Ku e fsheh ajo atë që është, ndoshta
Kjo ku jam do tretet në atë që isha
Që nesër të mund të hapem
Përgjueshëm Ferri i përvidhet Parajsës
Lumnimi nuk mund të qëndrojë
Ashtu si në syrin e të vdekurit
Çdo takim kthehet sërish
Ngushtohet tashmë e gjerësuara
Ndërsa akoma rrënimit si kafshatë
Ia ruan të humburën kaherë
Atë që kyçur e mbajte
Fjalën e pathënë.
Përktheu Fatmir S. Baçi |