Header image  
Edicioni 4 Durrës 22 - 28 shtator 2008  
  
 
 
 
 

 
 

EROTOSONET

 

Sikur të të sajdiste veçse një sonet,
Arketip i ashikërisë së athët paprani,
Ndën emrat e tu hiçi im do të rri,
Getoja ime, flugeri im, gjiri im në det:

Unikorn i unjët, unik me ngutësi,
Insekt intim, tek ti shenja do skalitet,
Nyje e nyjeve, nudo gjaknxeht’,
Emfazë ekstreme, epigramë që del përmbi:

Tërësisht e tultë, torrë torturimi,
Infarkti im i nginjur, idhull, skëterror,
A po më avitesh, me age të afshta agimi:

Meduzë me gojë mbyllur, muskul mëmësor,
A dëgjon, gjarpër ashk, ja edhe aprovimi:
Tutem me ty, trembtas, terno që del me zor.

 

 

 

 
Autorët 2006