Header image  
Edicioni 4 Durrës 22 - 28 shtator 2008  
  
 
 
 
 

 
 

BRISHTËSI

 

Merimanga ka tendosur mrekullinë e saj
ndërmjet sythit jeshil dhe degës së vjetër.
E dobta dhe forta së bashku mbajnë fijet.
Ndërthuren me dritën fijet dhe tani
pamja duket si pluhur në kordonin e diellit
në pasdite të zakonshme vere. Por nuk është.
Rastësia sajon botë të vetat në të njëjtën
mënyrë siç flaka përkund gjuhët kaltëroshe e të
bardha përreth kokës së zjarrit. Duket e lehtë si
merimangë. Por nuk është. Natën po ajo do përftohej
ndryshe: ngjashëm me një skelet të imët, me krahë
të varur, si xhindi që ka humbur fenë
dhe vdiq siç vdesin qyqarët. Senset i ikin.

 

 

 

 
Autorët 2006