Header image  
Edicioni 4 Durrës 22 - 28 shtator 2008  
  
 
 
 
 

 
 

Dimensioni Poeteka 2008

 

 

  • POETEKA nuk është një veprimtari, por një lëvizje kulturore. Ajo krijoi për herë të parë edhe tek ne një hapësirë të gjerë, të plotë e të posaçme për poezinë.

    POETEKA është e integruar. Ajo është lidhur tashmë në rrjetin e 11 festivaleve prestigjioze evropiane. POETEKA jepemerr. Ajo ka çfarë të ofrojë në lëmin e poezisë. Ajo është vitrina më e madhe kulturore për poezinë shqipe. Revista POETEKA me numrat e saj tashmë shkon në institucione dhe organizma prestigjiozë të ruajtjes së kujtesës: biblioteka, festivale, shkrimtarë e kritikë të mirënjohur botërorë.

    POETEKA, përveç ringjalljes së kultit të lashtë të poezisë, shërben edhe si një vel i magjishëm dashurie. Me rreth 300 poetë të ftuar në katër edicionet e saj, POETEKA i sjellë miq Shqipërisë, dhe jo miq dosido, por pena të çmuara e të mprehta nga e gjithë bota, pena të lira, pa paragjykime, të cilat mbushur me vlerësim për potencialet kulturore e turistike të Shqipërisë, kanë shkruar dhe përhapur më të mirën e opinioneve të tyre në të dobi të vendit tonë dhe shkrimtarëve të tij.

    POETEKA ka fituar fuqi emërtuese. Sot, në kohën kur debati për vendosjen e emrave ka arritur në zenit, POETEKA shërben si shembulli më i mirë i dëlirësisë dhe i pikasjes së vlerave, pa dorëzani politike. Emërtimi - Porta POETEKA - një prej portave të restauruara të mureve bizantine të Durrësit, krejt natyrshëm dhe përfillur prej banorëve të Durrësit, tregon shumë.

    POETEKA është një stil jete. Ajo nuk mbetet vetëm tek poezia, por ka gjetur edhe një vend për gjërat e rralla të cilat ofrohen si të panjohura dhe të harruara për ne dhe për të ftuarit: instrumentet muzikore, veshjet popullore, kultet e lashta detare, ringjallja e formave të moçme poetike, shtegtimet, gatesat tradicionale dhe recetat e përmendura të poetëve. Tek POETEKA, poezia, si dikur, në kohërat kur lindi, vjen e shoqëruar nga artet e tjera dhe u prin atyre. Poetët i kanë dhuruar shije të rralla botës. Përmes POETEKËS, ne kemi një mundësi më shumë t’i nderojmë ata.

    POETEKA është arkeologe dhe restauratore. Ajo bën diçka më tepër se sa kaq. POETEKA vlerëson dhe nxjerr në pah pasurinë tonë të madhe kulturore. Përmes leximeve të poetëve të ftuar në Festivalin POETEKA, monumentet e antikitetit në Durrës, Berat e Apoloni, kështjellat në Shkodër, Krujë dhe Elbasan, si dhe galeritë e artit dhe institucionet e kulturës në Tiranë, marrin jetë nga veprimtaritë dhe bëhen pjesë e së përditshme të komunitetit.

    POETEKA nuk është e kufizuar në kohë. Ajo ka një shtrirje gjithëvjetore. Kur përfundon POETEKA si festival, mbeten botimet e shumta që përgatiten, mbetet revista POETEKA, mbetet sfida poetike evropiane dhe prania e një mungese që na shtyn të ruajmë gjithçka që tashmë ka zënë vend dhe krijon vlera.

    krijohet në të gjithë trevat shqipfolëse, dhe nga ana tjetër synohet që karakteri dhe forma e veprimtarisë të jenë rajonale, veprimtari ku të përfshihen dhe të përfaqësohen me vlerat dhe trashëgiminë e tyre vendet mesdhetare.
    Kjo veprimtari nuk mendohet t’i shërbejë ndonjë grupimi letrar, apo ndonjë shkolle të caktuar estetike. Përkundrazi. Ajo do të jetë e hapur si për pjesëmarrësit poetë, ashtu edhe për të pasionuarit e këtij arti, lexuesit, artdashësit dhe qytetarët të thjeshtë e kureshtarë ndaj evenimentit artistik dhe spektaklit.
    Karakteri hedonist i Festivalit do të përforcohet edhe nga një element tejet i veçantë, unikal në llojin e festivaleve poetike që janë organizuar gjer sot. Është fjala për ndërthurjen e artit të fjalës me artet e tjera si psh. kulinaria dhe enoteka. (Për këtë qëllim Festivali ka marrë dhe emërtimin POETEKA në analogji me VINOTEKA, BIBLIOTEKA).

 

Koncepti i organizimit dhe kohëzgjatja:

Festivali POETEKA do të zhvillohet në 6 ditë.
Skema që është parashikuar për këtë edicion është fakti se ndryshe nga Edicioni i parë dhe i dytë , POETEKA III do të jetë një veprimtari që do të ketë në strukturën e vet 2 festivale:

    • një festival të brendshëm, statik që do të zhvillohet në qytet dhe për qytetin
    • dhe një tjetër festival të lëvizshëm, me karakter pelegrin që do të shtegtojë në disa qendra të tjera urbane, historike, turistike apo arsimore të Shqipërisë, sikundërse u veprua edhe në edicionin e dytë të këtij festivali në vitin 2006 gjatë Edicionit II.

    Në tre edicionet, synimi kryesor i organizatorëve të festivalit, mbetet:
    - promovimi i vlerave më të mira të artit poetik shqiptar dhe nxitja e një perceptimi të ri mbi poezinë,
    - kthimi i vëmendjes drejt më të mirës që ofron Shqipëria në këtë stad, përfshi këtu edhe përmirësimin e imazhit dhe rritjen e interesit ndaj këtij vendi,
    - krijimi i pikave referenciale qoftë për poetët, përkthyesit, botuesit dhe lexuesit e poezisë në Shqipëri,
    - fokusimi i Shqipërisë si një vend që ofron më shumë nga ç'njihet përsa i përket historisë, traditave, turizmit etj.
    - kalimi nga leximi rutinë i deklamimit aktorial në leximet autoriale të vetë poetëve,
    - krijimi i mundësive të reja e më të zgjeruara për komunikim dhe bashkëkohësi.

    Në Festivalin Poeteka III parashikohet të marrin pjesë rreth 70 poetë, përkthyes e botues nga vendi, rajoni dhe bota.

     

     

 

 
Poeteka 2008