Milianov Kallupi (1948). Ka mbaruar Akademinë Ushtarake, Universitetin e Tiranës për gjuhë e letërsi, Universitetin e Elbasanit “A.Xhuvani” në degën historigjeografi.Ka 40 vjet që merret me krijimtari letrare, me poezi dhe ka fituar mjaft çmime lokale e kombëtare e përtej, si: në Elbasan, Tiranë, Sarandë, Korçë, Rumani, Maqedoni etj. Është kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Kostandin Kristoforidhi”. Me iniciativën e tij, në vitin 2000 në Elbasan krijohet KlubHaiku Shqiptar, ku eshte dhe president i tij. Ky Klub ka krijuar lidhje me KlubHaikun Botëror me qendër në Tokio, si dhe me Klubet e Haikut në Ballkan e në Europë. KlubHaiku Shqiptar nxjerr periodikisht revistën “Haiku”. Ka botuar mbi 40 libra me poezi per te rritur e femije, me haiku dhe me tanka. Për krijimtarinë poetike të poetit Milianov Kallupi kanë shkruar mjaft kritikë dhe analistë të njohur, të cilët vlerësojnë me të drejtë punën e tij të vazhdueshme krijuese, si dhe punën organizative për zhvillimin e veprimtarive promovuese e letrare.
Renditet në leksikonë, ensiklopedi dhe antologji të ndryshme të botuara në Shqiperi, Kosovë, Kroaci, Maqedoni, Greqi, Japoni dhe së fundmi në antologjinë “Letrat moderne shqipe” në gjuhën italiane. Për kontributim e tij letrar në edukimin estetik te komunitetit është nderuar nga Këshilli Bashkiak të Elbasanit me titullin: “Nderi i Qytetit”. Është përkthyer në disa gjuhë, si: anglisht, greqisht, maqedonisht, kroatisht, rumanisht, italisht.
***
Deti
Zhvesh në breg
këmishën e valëve.
The sea.
Undresses the waves shirt
to shore.
***
Kjo hënë
bëhet sy
për zogjt e natës.
That moon
becomes eye
for the night birds.
***
Vjeshta
flak gjuhët e gjetheve
mos i ndihet psherëtima.
The autumn
blows off the leave tongues
not to hears its sigh.
***
Fry, erë, fry!
Bisku i trëndafilit
vetëm hepohet.
Blow, wind, blow!
The rose’s shoot
only bends.
***
Një pupël pëllumbi
luhatet në ajër
si anijëzë velëbardhë.
A pigeon’s feather
wavers in air,
like a white-sheet vessel.
***
Flutura,
bredhërin e bredhërin.
Ka humbur adresën e lules.
The butterfly
roams and roams.
It have missed the bloom’s address.
***
Erë s’ka gjëkundi.
Sërish gjethet lëkunden
si në valset e Shtrausit.
Nowhere have not wind.
Again the leaves are wavering
As to Shtraws’ waltzes.
***
Çelin
Lulevishnjet.
Kopsht Edeni.
The cherries blossoms
bloomed.
Eden’s Garden.
***
Hëna sonte
nënshkruan
pikturën e pyllit.
Tonight the moon
signs
the forest’s picture.
***
Shkëmb
gremisur mes rruge.
Skulptura më e re e ditës.
A rock
Tumbled on mid street.
Newly sculpture of the day.
|