|
Ideja qendrore e gjithė Festivalit ėshtė krijimi jo
thjesht i njė ngjarjeje pėr poetėt dhe poezinė, por
ruajtjen e asaj klime tė veēantė tė krijuar nė dy
edicionet e parė poetike. Ajo qė nė krye ishte synim pėr
organizatorėt dhe pjesėmarrėsit, pra qė Shqipėria tė
shėnohet nė hartėn poetike tė Evropės pėrmes krijuesve
dhe krijimtarisė sė tyre, tashmė ishte arritur. Veē tė
shohėsh numrin e vendeve pjesėmarrėse qė vjen pėrherė nė
rritje, programin dhe elementėt e shumtė, u jep tė
drejtė atyre qė e kanė ēmuar lart kėtė veprimtari dhe
fillon tė besosh se gjithmonė ka vend pėr tė bėrė diēka
nė vend qė tė lidhėsh duart e ndonėse me shumė
vėshtirėsi po krijohen hapėsira pėr tė jetuar me
njėri-tjetrin, cilėsisht mė mirė.
POETEKA V do tė zhvillohet sėrish nė Durrės - Elbasan - Berat - Tirane ( 21 - 27 shtator 2009) pėr arsyen se keto qytete, falė vlerave
kulturore, historike, muzeore, natyrore dhe turistike e
qytetare qė mbartin, plotėsojne mė sė miri sfondin artistik
tė domosdoshėm pėr veprimtari tė kėtilla. Durrėsi
meriton tė rizbulohet jo vetėm nga tė huajt qė bujtin
aty, por edhe nga vetė shqiptarėt, tė cilėt shpesh kur
mbėrrijnė nė rrethrrotullimin e autostradės, presin
majtas, drejt Plazhit, duke lėnė mėnjanė monumentet dhe
vlerat e njė qytetėrimi e qytetarie qė ka dhėnė shumė pa
pritur tė marrė. Nė kėtė pikė njeriu mund tė bėjė edhe
njė pyetje tjetėr: pse POETEKA zgjedh atėherė njė qytet
tė veēuar, kur vetė veprimtaria nuk ėshtė e kėtillė? Pse
i shmanget metropolit kulturor? Pikėrisht kėtu duhet
theksuar fakti se sė paku prej disa vitesh Durrėsi, qetė
dhe pa shungullim, ka marrė tiparet e njė qendre tjetėr
kulturore, ka zhvendosur njė pikė tė artit nga Tirana.
Mjafton tė kujtojmė se nė harkun e njė viti aty
zhvillohen 3 veprimtari tė rėndėsishme tė pėrmasės
ndėrkombėtare si Festivali Dance Miting, Festivali i
Jazz-t dhe Poeteka. Por tė gjitha kėto mbėshtillen nga
dhjetra veprimtari, ekspozita, koncerte qė ndodhin
shpesh nė Bibliotekė, nė galerinė Jozef apo nė qendrėn
mė tė re tė artit qė do pėrurohet kėto ditė Isamnus.
Ftesa edhe kėtė herė ėshtė e hapur, publike, pėr tė
gjithė. Nga data 30 prill deri me 5 maj poetė tė njohur
nga vendi dhe bota, por edhe poetėt mė tė rinj, tė ftuar
nė POETEKA V do tė pėrfaqėsojnė krijimtarinė e tyre.
Ky edicion do tė ketė 20 shtete duke pėrfshirė edhe
Shqipėrinė e Kosovėn - qė do tė marrin pjesė poetikisht
nė POETEKA V. E thėnė nė tjetėr mėnyrė do tė ishte: ato
gjashtė ditė tė festivalit do tė dėgjojmė tė flitet nė
20 gjuhė pėr tė bukurėn, estetiken, tė paqmen. Ky mund
tė jetė edhe njė gjė qė rrit kėrshėrinė. Por pėr poetėt
ky fakt tingėllon ndryshe. Poezia do tė flasė nė 20
gjuhė. Kjo do tė thotė se secili e ka njė mundėsi mė
shumė pėr tė vendosur drejtpėrsėdrejti me 20 kultura.
Gjithkush mund tė provojė shansin tė pėrkthehet nė 20
gjuhėt qė do tė kenė pėrfaqėsuesit poetikė nė
festival. Secili ka 20 mundėsi edhe pėr tu botuar nė
organet e shtypit letrar apo shtėpitė botuese tė
njėri-tjetrit. Secili mund tė marrė ftesa pėr tė qenė i
pranishėm nė ngjarjet kulturore e artistike tė
njėri-tjetrit. Secili mund tė krijojė miqėsi personale e
tė integrohet nė Evropė mė shpejt se ēparashikohet.
Pra janė 20 mundėsi. Pėr poezinė, pėr poetėt, pėr
qytetin dhe pėr Shqipėrinė. Kjo ėshtė kartėvizita e
kėtij edicioni tė tretė tė Poetekės qė nis nga Durrėsi
pėr tė shtegtuar nė stacione tė tjera tė traditės dhe mė
tė resė poetike - Berati, Elbasani e Tirana.
|