Header image  
Edicioni 4 Durrës 22 - 28 shtator 2008  
  
 
 
 
 

 
 

AFSH

I Maj:
një hekur i vakët mbi kuvertën me lule.
Merr masën e shputave të këmbëve të tua,
atyre viseve të imta trupore themeleve të trupit,
dhe ndihem shkëputur prej truallit...
Mushkëritë e tua mbërthehen në ajër,
duart e tua ndjejnë nevojë të përfytyrojnë peshën tënde,
teksa shket lakuriqe mbi satenin e shtratit,
duke menduar një fytyrë të madhe të pandjeshme, fytyrë dhelpër,
prekur veç një herë,
prej rrëqebulli sytë e tij -
Gjaku gufon
pas në këmbët e tua.
Akrobat,
ti hidhesh përherë!
Aq papritur,
“Ç’fat i rrallë!” bie
“Të jetë e mundur?” dhe
“Po, është” fillon të bulojë
prej kuvertës së shtratit dhe atij gjethi mëdyshës,
ledhatuar prej puhisë së butë të majit, çelur sikur kërkon të thotë,
“Do të ndodhë, me siguri”
dhe duke pritur për atë çast,
atë çast të vetëm,
pa bërë tjetër veç këqyr i këndellur,
durimin e bimëve tek i përkulen diellit,
premtimin e teshës së nderur jashtë për tharje.

II
Në maj mijëra hithra të vdekura bënin dashuri nëpër natë.
Nuk linin shenjë përcëllimi,
si ato të shkërmoqurat e lirit në korrik,
të cilat dhe hekuri më i përvëluar
nuk i tendos e nuk i drejton dot.
Në kopshtin e korrikut një kaçubë i kërleshet një duzine
gishtash të mesëm zeshkanë të bërtasin:
Shporruni
Dhe gjithë ai zemërim maji , i tejpjekur,
në prag të kalbjes,
ka mbledhur në arteriet e zemrës
- gjithë ato pika të rënda ngjyralle për çka ke besuar vazhdimisht
duke pulsuar së largu...
Dita merr frymë me vështirësi mes diellit dhe perëndimit të tij.
Shih, shtogu!
Shtogu nuk do t’ia dijë ku hedh shtat,
kjo dukej e guximshme,
shumë e tepruar.
Por duke u rritur kudo,
shtogu,
rritet gjithkund!

 

 
 

 
 
Pjesmarrësit