Header image  
Edicioni 4 Durrës 22 - 28 shtator 2008  
  
 
 
 
 

 
 

BALERINA,BALERINA

-(fragment nga romani me të njëjtin titull)-

Auuu! Po rrëzooohem. Mbërthehem tek retë, tek pikat e shiut, tek rrebeshi, tek rrezet e diellit, dhe tund krahët shumë herë. Por asgjë. Po rrëzooohem. Poshtë meje është fusha që afrohet, gështenja në oborr, shtëpia, rruga që niset drejt qytetit, kalon përpara kishës dhe të çon në oborr, përpara shtëpisë. Shoh çatinë, si të kriposur me çakëll. Retë dhe pikat e shiut janë zhdukur. I ka zhdukur dielli. Nuk ka asgjë ku mund të mbërthehem dhe tund krahët gjithnjë e më shpejt. Por asgjë. Shikoj hënën. Vezullon. Vezullon mbi çati, mbi gjethnajën që afrohet. Vithisem përsipër saj dhe zogjtë zgjohen. Auuu! Përshkoj tejpërtej çatinë. E shoh tek shkallmohet. Njëhopshëm zgjohem. Dergjem në fund të krevatit. Kam rënë prej krevatit, njëlloj si njëditëzaj, si sot. Nuk kam frikë, vetëm se më duhet të bëj pipinë.

 

Përktheu Balil Gjini

 

 
 

 
 
Pjesmarrësit