Në bordin e majtë shënjoj yjet,
në bordin e djathtë ëndërroj portin dhe vozit për kurrkund,
unë jam zonta, unë jam dobravia në portin Caerdydd:
një mercenar që lufton për të tjerët.
Dhe vozit dhe vozit dhe vozit
për Serenissima Repubblica Venexia,
dhe e di që një algjerian do më presë fytin në Lepanto.
Dhe nuk ka problem, ju paguani dhe unë do të vozit në vendin tuaj nën flamurin me luan të Shën Markut.
Me Vullnet të Mirë,
duke zëvendësuar Igorin; duke drejtuar timonin për në Caerdydd.
Një gllënjkë uiski skocez mes punëtorëve polakë në Luton-in anglez,
dhe një grafit në urën Welsh:
“A KA NJERI ATY?”
«Croeso buddsoddi yn ein dyfodol».
Dhe pastaj do të ngarkoj ca verë Aussie në Caerdydd
Me Ffyon-in, Janis-in and Jussi-in
dhe duke parë në xhammurin përmes dritares sonë
befas shoh detin
në murxhamin e rrokaqiellit aty pranë
dhe në detmurdritarepasqyrën aty ku të gjithë portet e mi
dhe unë këtu duke shënjuar veten aty
duke folur me një djalosh algjerian pa krahë në portin e Tunizit
që qesh me mua «Tito-Ben Bela»,
dhe një lundërtar në Kanalin e Panamasë që më qesh përsëri
kur një pjesë makine prishet dhe nuk ka vozitje as vela në anije
duke lundruar me rrymën në hijet e Kon Tikit,
dhe një punëtor porti maqedonas në Woolongong që këndon këngën pe?alba
për të dashurën e tij që i dërgon një letër në burg në Edrenenë e përgjakshme turke,
dhe peshkatarët e Petar Montan-it japin mësime gatimi në La Fayette
si të gatuajnë ushqimin më të mirë – bukë dhe qepë në vaj të përvëluar ulliri,
dhe vajzat e ishujve Sansego në portin tim të Pulas
në dymijë vjet çorape të ylberta
nën mini mini mini funde:
duke reflektuar ëmbël tek mua të gjithë detarët e mi, laviret dhe portet:
Duke pretenduar të jetë një Lord Byron teveqel që lundron në brigjet shqiptare
për të çliruar grekët nga turqit.
Të gjithë gjyshërit e mi vezullojnë në një pasqyrë muri të maskuar
Me fytyrën time të kalbur.
Etërit e mi istrianë kaluan në vitin 1943, në Bengazi
nga anijet italiane në flotën britanike,
duke u mbytur në një vargan anijesh për Mbretin George
si ata që po mbyteshin më parë,
për mbretin e Italisë Vittorio Emanuele III në «Zara» në Matapan,
si etërit e tyre u mbytën në K.und K. «Viribus Unitis»,
si gjyshërit dhe stër-stër-stër-stërgjyshërit e tyre
për Serenissima-n në Lepanto përpara tyre.
Të gjithë etërit e mi të mbytur në anijet e tyre në fund të
gjirit CAERDYDD,
duke më psherëtirë prerë në pasqyrëmuret
e ndërtesës së Gazit Britanik;
eja, biri im, eja.
Vij, vij dhe bashkohem me ju teposhtë ziblusë;
Eja, këtu nuk ka lotë, është një lot krejt i vetëm dhe nuk do qash më;
Ffyon-i dhe unë po kërkojmë për horizonte,
pasi Igor-i dhe Yussi dhe Janis-i po lundronin mbi kodrina,
dhe një mace që me zor flet kroatisht nuk mund të më tregojë rrugën
tek porti pikërisht mbi gardhin e vdekur dhe kopshtet;
apo është ndonjë punë shtrige, apo një drejtim?
Magjistari uellsian Idris, kader Idris?
Këtu është rruga e Supës, Heol y cawl,
topoi! logoi!
arkeologjia e fjalëve,
arkitektura e fytyrave,
gjeografia e kujtimeve.
Dhe një anamnezë prej Niall Griffits;
«një Uells i vërtetë, një shkërdhatë vend prej nga unë vij,
Indyin një shkërdhatë rezervim në-mes-të-një gjëje si shkërdhatë Britania e Madhe».
«Nëse detet do të ktheheshin në fusha,
të gjitha zonjat e dëlira do të bëheshin rrëmihëse»
• kjo poezi botohet nga Poeteka për herë të parë |