Header image  
Edicioni 4 Durrës 22 - 28 shtator 2008  
  
 
 
 
 

 
 

Të shohësh botën në një kokrrizë rëre (fragment)


Do t’ju rrëfej një histori për një tjetër diell, qiell, det, re, shi, mëngjes…
Do t’ju rrëfej një histori për një tjetër kodër, hënë, përrua.
Do t’ju rrëfej një histori për një vend, vendin ku unë jam lindur e jetoj.
Do t’ju rrëfej një histori për vendin ku dëshiroj aq shumë të jem....
...Shkruaj në vendin tim. Ka pak rëndësi - është kështjellë magjike apo shtëpizë e vogël fare. S’ka gjë nëse jehon era apo melodia e harpës. Nuk ka rëndësi nëse çmendem prej diellit apo nga pluhuri. S’ka pikë rëndësie nëse shkopi që kam në dorë është magjik apo thjesht shkop. Që të shkruaj, unë duhet të jem e jo të mos jem, të kem e jo të mos kem, të shoh e jo të mos shoh, të dëgjoj e jo të mos dëgjoj, të ndjej e jo të mos ndjej. Duhet të jem vetvetja, thellë Malit të Zi.

Herë-herë mendoj me vete për ndonjë botë tjetër, për një qiell tjetër. Ndonjëherë rrezet e një dielli tjetër shkëlqejnë mbi mua. Lagem nga pikat e një tjetër shiu, flladi i një tjetër ere më përkëdhel. Është bukur të shohësh një tjetër botë, t’i buzëqeshësh një tjetër qielli. Veç unë dua diellin tim, detin tim dhe vendin tim, që për dreq quhet “male të zeza”! (Mal i Zi - Monte Negro)...

 

 
 

 
 
Pjesmarrësit