|
***
kur ditën do të vdesë do shohë,
veç brishtësinë dhe qetësinë –
prej brishtësisë dhe qetësisë.
e prapë kërkon dofarë parash,
dofarë parash jotokësore,
dofarë grash jo n’kët visore,
një tjetër vis.
eh kush ka mundë të bëjë sehir,
thuaj në shmang, mënjanë betejës,
thuaj në shmang nga hija e vdekjes,
të tillë brishtësi e qetësi.
të tillës merr ia thotë në sy,
sa ta tymosim këtë farmak
nisemi prapë.
këqyr, tash dolën në oborr:
ja çant’ e shpinës supesh ulet
pas tij flatron fill plumbi qorr.
por kjo ësht’ Ultima jo Thule,
dhe, uj’ i akullt në ashtnor.
Përktheu nga origjinali rusisht: Agron Tufa
|