|
Jo poemë nate
Jo nuk është ashtu
Mëngjes si flutur nate ishte
Gjuanim këtu ndër boca penelash
Gjithashtu, jo heshtje, as mungesë
Por frymëmarrje e ngadalësuar e babait dhe birit
Librat e të tjerëve
Ndonëse jo Hana Arenda
Emri që ajo mendonte
Dua të lexoj Hana Arendën.
Të gjithë përpara se të largohem
Edhe më tepër
Shishe pilulash me emrin e saj mbi to
Qeset e vogla të arturinave, të ushqimit
Një penë e ruajtur në një bërryl
Ajër i ndryshkur
Dhe fluturat e natës krahëngrehur mbi të,
Gjuajnë, thotë, në ag.
Një kupë e mjaftueshme kafe
Shkujdesja shpërfillëse brenda gojës së saj
--A i përdorin bashkë materialet e tyre?
Synimin e saj të vlerësuar prej të panjohurish
Mirënjohjen e trëndafiltë mëngjesore
Ngulet aty, dhe rritet, në frymëmarrjen e saj.
Lëvozhgë cerebrale po aty
Cila pjesë e saj e dashuron muzikën më tepër se pamjen?
Fluturat e natës, po,
Por forcërisht trupat e tyre (nuk mund t’i shoh dot).
Më saktë, vibrimet e tyre që mund të jenë krahët e tyre?
Vrullin midis flakërimit të kuq të penelave,
Çfarë i bënë njerëzit të zgërdhihen kur s’janë të lumtur?
Regjistroje këtë, duke ndijuar një rrudhë në të sajin ballë,
Ato tinguj kundërshtojnë njëra-tjetrën
--Fluturim prej fluturzë nate
--E qeshur prej zonje turiste
Fytyra e bronztë e burrit të vdekur në prehrin e saj
Kush besonte se opinioni ishte gjithëshka
Dhe ishte gati i pranueshëm pa
Fyerje çfarëdo që mund të përngjajë
Me fëmijë të dështuar
Katër të vdekur në pesë, i padobishmi Komodus
Që jetoi për të vrarë atin e tij
Hmm.
E çfarë mund të thotë Hana Arenda
Ajo donte ta dinte
Bukuria e sipërmarrjes njerëzore, marrëzi është, për më tepër
Të gjelbërosh një shkretëtirë
Indiferencën më tej lavdinë
E gurëve të kuq
Përvijimet njerëzore të një rrugëlirie
Era lë shenja ndër malet e veckël çapaçulë
Asgjë nuk mund të jetojë aty
Jo, ky mendim i kufizuar vjen nga ideja njerëzore për jetën
Të gjitha gjërat që nuk mund t’i shoh
Të jetosh atje poshtë
Pemët ende edhe sot nuk janë klasifikuar
Akrepa dhe organizma pluskues
Dhe oh! Një lum!
Koloradoja!
Që kurrë nuk mbërrin askund
Të paktën dëgjon, miljet e tij të shkurtra
Dhe uji i tij i veson turistët ndër kazino
O i bukur O i bollshëm
Kokrrizat e tua të kokërrzuara të rërës
Shijojnë fryrjen e tyre për disa arsye
Shijojnë blunë e bojës së shkrimit mbi fletë
Aty është sidoqoftë, Koloradoja
I gjatë dhe i dobët nëpër kanion
Jo poemë nate
Poema e ditës në udhëtim
Rrëfim njerëzish
Mendueshëm mbllaçitin avujt e syzeve të tyre
Jo ide Jo tërësisht
Dhëmbi i saj i ndriçuar në plastik
Sa i përshtatshëm! Sa mahnitës dhe i lidhur!
Ajo është në dashuri me gjithë gjërat e mrekullueshme
Me dhëmbët për shembull dhe kafshimin
Pe që pastron dhëmbët rrëshqet midis të çarave
Buzëqeshje dhe hungërima, si në një rrotullim të Farit
Prof. i anglishtes thosh’ se nuk i donte këto forma objektesh
Duke folur për poezinë e Alen Ginsbergut
Dhe “Kujën” poemën që ishte i gatshëm ta jepte mësim sërish
E gjitha e kopsitur me Xhen Austin-in poshtë krahëve të tij
Sidoqë e vërtetë është se çiltërsia shfuqizon paranojën
Ajo nuk i tha shkofsh në djall more kokëtrashë.
--Alen, njeri i dashur, jam gati të të dëshiroj
Por mirupafshim, atje sipër
Dëshpërimisht disa gjëra janë fatëzuar për tu ngrënë
Të gjitha cerealet e mëngjesit ndër kutitë e tyre
Vezët e skuqura që i preferon apo jo
Ajo është duke fjetur
Bota poshtë saj është e mbarsur me drejtkëndësha
Ferma zgjatohen kryqetërthor Amerikës
Pemë rikthehen pas dhe ndërtesa
Asgjë nuk fëshfërinë në flokun e saj
Tingujt vijnë jashtë e brenda
Është zgjuar për të dytën herë sot
Lutja është syri i hapur i duarve të ngathëta
Stomaku tret cerealet e mëngjesit
Lutja është froni ku ajo ri ulur
Fluturo, Fluturo. Ji një flutur nate në jetën tënde
Bëhu një lëvizje e shpejtë midis luleve
Në lulëzim
|