Header image  
Edicioni 4 Durrës 22 - 28 shtator 2008  
  
 
 
 
 

 
 

Dielli i hirtë

Dielli i marsit, i hirtë, është tumori i mushkërisë së djathtë të
tim vëllai.
Një pluhur i bardhë, me erë të fortë ngrihet si një bash i vogël
nga frymëmarrja e tij
Shoh nga dritarja e sallonit një mi që kapërcen oborrin
e papastër të spitalit.

Kur isha fëmijë, i them mjekut teksa im vëlla fle në
shtratin prej metali kutullaç, kam shkruar një poezi për vdekjen.
Mjeku më hedh një vështrim prej qeni të trishtë, ledhaton fletën e
vëzhgimeve te kryet e shtratit si të ishte lule
Në poezi im vëlla rrinte shtrirë mbi një dysheme të qelqtë dhe mbante
shtrënguar në gjoks lodrën e vet të dashur: një sëmundje e mistershme.
Pasi përshkruaja me fjalë të ndjera praninë e sëmundjes në kurmin
e brishtë
Poezia mbyllej me një metaforë naive për vdekjen.

Zoti doktor, ju lutem t’i bëni derman lëngatës! Shihni, edhe mjekësia
ka ecur shumë në këta dyzet vjet, por metafora ime
s’u tund nga mushkëria e tij e djathtë...

Në sallonin me nr. 29, korridori djathtas, kati i dytë
dega e reanimacionit, dielli i hirtë i marsit ende shpërthen nga gjoksi
i tim vëllai, duke mbushur dhomën me rreze të hirta.

Plaga e bisturisë u mbyll nga një tel me gjemba, por matanë saj
ndodhet një zbrazëti e kuqërremtë ku dua të hyj, të shoh dhe ta kuptoj.

Ku do ta ruajmë lëmshin e hirtë të mushkërisë sate? Do të
bëjmë
një
pjedestal? Do ta kyçim në një kasafortë?
Im vëlla s’ka lejë të flasë, por i lejohet ta lerë veten
Ta shohë gjithkush si një pejsazh me hijeshi të tejdukshme.

Do hapë sytë dhe do të kërkojë cigare
Trofetë e lëngatës do t’i kallen së shpejti mes telit me gjemba
më thotë mjeku duke flatruar duart çuditshëm.

Rend drejt metrosë me telin gjembaç të vëllait mbështjellë si një
Gjerdan perlash rreth fytit. Një i panjohur ma shkul
Dhe zhduket
në terrin e Parkut të Rinisë .
Në qiell hëna i ngjan në klloçke të majme. Nuk ngopem së pari.

 

 
 

 
 
Pjesmarrësit