|
Ale Debeljak (lindur mė1961 nė Ljubljanė) ėshtė diplomuar pėr letėrsinė krahasitare nė Universitetin e Ljubljanės dhe ka fituar Doktoraturėn pėr Mendimin Social nė Shkollėn e Qytetarisė dhe Ēėshtjeve Publike Maksuell tė Universitetit tė Sirakuzės nė Nju Jork. Ai ka qenė Anėtar Fulbright me tė drejta tė plota nė Universitetin Berklej tė Kalifornisė dhe anėtar i Institutit tė Studimeve tė Avancuara Kolegjiumi i Budapestit.
Ale Debeljak ka publikuar 12 libra me ese dhe 7 libra me poezi nė gjuhėn amtare sllovene. Librat e tij poetikė, botuar nė gjuhėn angleze pėrfshijnė: Anxious Moments Momente tė ankthshme (White Pine 1994), The City and the Child Qyteti dhe Fėmija (White Pine 1999) dhe Dictionary of Silence Fjalori i Heshtjes (1999). Librat e tij me ese kulturore pėrfshijnė: Twilight of the Idols: Recollections of a Lost Yugoslavia Muzgu i Idhujve: Kujtime tė njė Jugosllavie tė Humbur (White Pine 1994), Reluctant Modernity: The Institution of Art and its Historical Forms Modernitet Ngurrues: Institucioni i Artit dhe Format e tij Historike (Rowman& Littlefield 1998), The Hidden Handshake: National Identity and Europe in Postcommunist World Shtrėngimi i Fshehur i Duarve: Identiteti Kombėtar dhe Europa nė Botėn Post-Komuniste (Rowman&Littlefield 2004) si dhe njė antologji gjithėpėrfshirėse me titull The Imagination of Terra Incognita: Slovenian Writing 1945-1995 Imagjinata e Terra Incognita: Shkrimet Sllovene (White Pine 1997), vepėr e redaktuar prej tij.
Ale Debeljak ka pėrkthyer poezi tė zgjedhura nga John Ashbery. Ai ėshtė laureuar me Ēmimin e Fondacionit Preeren (Ēmimi pėr Librin Kombėtar Slloven), Ēmimin Miriam Lindberg Poezia Izraelite pėr Paqen, nė Tel Aviv si dhe Ēmimin Chiqyu tė Poezisė nė Tokio. Ai ėshtė shpallur dhe Ambasador i Shkencės i Republikės sė Sllovenisė.
Librat e tij janė botuar nė japonisht, anglisht, gjermanisht, kroatisht, serbisht, maqedonisht, polonisht, hungarisht, ēekisht, sllovakisht, spanjisht, gjuhėn katalanase, lituanisht, finlandisht, rumanisht dhe italisht. Ale Debeljak ka punuar si redaktor i Shifting Borders: East European Poetries in the Eighties (Fairleigh Dickinson University Press 1993) dhe Prisoners of Freedom: Contemporary Slovenian Poetry (Pedernal 1993) pėr paragrafėt nė gjuhėt sllovene, kroate dhe serbe. Ai njihet si njė prej botuesve themelues tė revistės Blloqet e Shėnimeve tė Sarajevės dhe njė prej botuesve tė revistės Vargu, Debeljak ėshtė dhe kryeredaktor i Terra Incognita: Shkrime nga Europa Qėndrore njė seri librash kjo e botuar nga shtėpia botuese White Pine Press, Buffalo, nė Nju Jork. Ish profesor i Studimeve Ndėrkombėtare Roberta Buffet nė Universitetin Northwestern tė Ēikagos, Debeljak drejton Qendrėn pėr Studime Kulturore dhe Fetare tė Universitetit tė Ljubljanės duke qenė njėkohėsisht edhe profesor periodik i College dEurope, Natolin-Varshavė.
ALE DEBELJAK
Slloveni
Elegji boshnjake
pėr Miljenko Jergovic
Sarajevė-Zagreb
Kėndo, poet i ri, prekma lėkurėn, terruar prej udhėtimesh tė gjata,
pėrmes kodrash tė egra gjer nė fund tė botės, Mos resht tash,
kur vėshtrimet e zjarrta tė ushtarėve marrin shenjė fasada tė pėrlyeme
muezumesh e pallatesh. Kruspullosen nė heshtje, porsi qivure.
Thjesht shėno ēka mbetet: tufa dallėndyshesh cicėrojnė pėrnėn
harqe tė dikurshme e kambanore, e pėrjetshmja urti e romaneve francezė
tė lėēitur nė njė vendstrehim kundėr bombave, pupėl e argjendė qė arratiset prej
llapave tė veshėve tė vogėlushit, gjėmimė ē'prej shkretisė Pannoniane.
Erė e barutit m'i copėton mushkėritė. Ende s'kemi mbėrritur matanė
kufirit. Tash fol:syprinė e pellgut valėzohet. As qė e di
nėse e bekuar do tė jetė. Unazat fort shkėlqejnė. Ē'ka mbetet e panjohur
mė ngazėllen. Besomė: jam gati, kėndoji pėr tė mbramen herė dashurisė
sė butė tė stuhive, mistereve tė hijes sė njė gruaje e njė valixheje
tė mermertė. Kėndo, sikur kėndove kur floku s'tė qe thinjur!
Hotel Grand Europa
Gjembaēi po vyshket nė vazon e raftit. Toka e askujt
ma bėn me shenjė. Fajtor jam ngase nuk do tė harroj. Do ish e lehtė
si trumbė e shpendėve qė ēan nxitimthi qiellin. Mbėshtetem nė dritare,
sikur bėnė tė tjerė para meje. Shija e frytit, gruaja nudo
qė mė viziton nė ėndrra: asgjė qė prek smė ngjall mė ndjesi
As harmonia e njė jete pa ngjarje nuk ėshtė zgjidhje. Njė dhimbje tjetėr
mė verbon. Dua ta ndaj kėtė me dikė tjetėr. Por me kė?
Nėse e pėshpėrit vetmueshėm natėn, jehonė e saj nuk do kthehet mė.
Nėse tė gjithė flasim pėr tė ajo zhduket, si bakri qė merr formė nė furrnaltė.
Por smundem tė heq dorė. E imja ėshtė frika e arratiakut qė su fsheh dot
nė dhomėn e vet tė lirė. Kur zoti i pamėshirshėm mbulon kornizėn e dritares
Vetėm pasqyra do tė ruaj fytyrat e tyre. Do tu jap hua fytin tim pėr tė penguar
lehjen e qenve dhe tingullin e borisė sė gjuetarit. Madje as veten se shoh dot
mė, prap duhet tė kėndoj qė kėnga ime tu japė paqė, mė sė mbrami tė bashkuar.
Pėrkthyer nga sllovenishtja nė anglisht nga Christopher Merrill dhe autori (nga The City and the Child, White Pine Press, Buffalo, NY 1999)
Hedh votėn
Ai mėngjes i kulluar si kristal, borė mbi borė:
nė kryeqytet ata mund tė kishin turp prej saj.
Ajo konferencė zogjsh, dhe drita mbi ujė,
parlamenti i ėndrrave qė se njeh frikėn
e plakjes, dhe ajo, vetmitare nė kėtė mėngjes
dimri, fytyrė e saj qė sheh veten brenda
njė luleje tė skalitur prej akullit pėrgjatė qelqit,
reflektimi i saj qė tretet dhe pėrshkon
dritaren: a ėshtė menjėmend kaq e ēuditshme?
Jashtė, hija e saj kėrcet sėrish
porsi shkrepėsja qė refuzon rėndesėn dhe tė ndizet.
Nė hapėsirėn e gjerė tė brymės dhe vramendjes,
ska as edhe njė ēast pėr tė menduar, ishte ajo qo
me kurajėn e mosbindjes ndaj heshtjes, siu bind
urdhrave, votat smund tė ishin kundėr saj dhe tha:
Ta dish, nė cekėtinat e kėtij lumi tė zakonshėm
Deti i Zi do ti ketė tė vetat,
peshku ende kėrcen prej dorės sė njė djaloshi, ndjek
njė hark thuajse tė pėrsosur, dhe me to gjithēka
qė rrjedh, ēdo gjė qė bie, mėsyn
pa arsye sikurse fėmijėria e ēdokujt qė ikėn
ta dish: ne sjemi njė mur por njė kanat
njė zot i largėt qė po hapet pėrgjysmė.
Psalmi i barit
Kėrkuesit e burimeve dhe lumenjve,
lajmėtarėt e dėshirave tė kota, tregtarėt
nė udhėtim, njė merimangė nė rrjetėn e saj:
kėto mė shoqėrojnė nė kėtė orė
tė hershme tė mbrėmjes, nė vetminė e njė shpirti tė trallisur
qė rri e tymos teksa tre tė bijtė
flenė nė katin sipėr. Nė njė ėndėrr, veshėt e mi
tė pėrkushtimit rraskapitės, dhe njė imazh shpėrfaqet
mė pak i njėmendtė se do doja. Hidhi njė sy:
i tejdukshėm, asfare i ndrojtur, rrezaton
porsi njė mirazh nė shkretėtirėn
e zbuluar prej tė tjerėve, por sidoqoftė mua mė shkon pėr shtat,
kaq e madhe dhe e pakėnaqur, si monolog
qė mbahet pa pushuar, zgjat
aq gjatė sa dhimbja e barit tė korrur
kur lihet tė kalbet. Shihmė teksa dridhem,
smund tė mos kesh mall pėr mėnyrėn si arrij tek ti,
miku im unė nuk e di. Prapėseprapė vetėm ti
mund tė ma paqtosh vėshtrimin, je mysafir
i mirėpirur nė ēdocilėn shtėpi, ti zbulon
gabimet e ligjėratės time, ti mė fal
pėr tė qenit belbacak si unė.
Himn qytetit qė dua mė shumė
Trualli ėshtė dendur prej javėsh pėrmbytjesh,
e vjedhėsit e tempujve janė ndanė lagune
nė vrap e sipėr, sytė e mi i ndjekin,
diku aty afėr, shqyhet kraharori i gushėkuqit
prej shtytjes sė njė gjembi: vetėm pak para se
skela ku njė anije qė epohet mbėshtetet
mbulohet me pika gjaku, e kotė
si kėnga qė dy njerėz mezi e dėgjojnė. Epo,
ndofta ėshtė thjesht melodi pa fjalė.
Ky qytet ka pagėzuar njė duzinė brezash
nė betimin e shenjtė tė luftės, por unė nuk jepem
gjithsesi. Se mos kam mundėsi tė zgjedh
Arlekini nga Palazzo Grassi,
ai qė frymėzoi Picasso-n, ka kuptim
pėr mua vetė kur tė shoh tė shndėrruar nė blu,
zbehtan dhe madhėshtor, me dhunėn
e pėrdorur nga e bukur pėr tė hyrė nė disa shtėpi:
e pandashme, pa mundur tė ketė fund, porsi reja
qė ka nė gji vetėtimėn, ajo poshtė tė cilės punoj
kujtimet e mia dhe kanalet e zgjeruara
dhe shtigjet e hapura, asisoj qė zėri
qė shkulmon prej teje tė derdhet poshtė shkallėve
nė dhomėn e ndenjes, dhe kalon matanė oborrit
nė njė shportė qė mezi e shquaj.
Mbartur prej jehonės nėpėr vorbulla
dhe matanė brigjeve tė vdekjes, ai thotė: jo
Premtimi
Unė kurrė nuk e kthej kokėn pas, pa asnjė ide
se ku udha mė shpie dhe pa mė tė voglėn frikė,
qė bie si pushi i njė jorgani tė astartė,
tek fundoset nė ajrin e mbrėmjes, e njėmendtė si ora
e vetmisė apo erėmimi i barishtes.
plagėt mė mbyllen dhe tė pesė shqisat
njėherazi, nė harmoni me zogjtė dhe qiellin,
murin e pistė tė njė nėnkalimi me mbishkrime
shkarravitur prej dorės sė njė vogėlushi, qė shpall
unė isha kėtu. Por jo vetėm kėtu, zoti im, sikur ti
e di, unė shkoj atje ku ti do qė unė tė jem
sonte, pėr shembull, unė jam vala
qė ti shtyn matanė Sheshit tė Vjetėr, nėntokė
nėpėr garazhin e parkimit, mbi brigjet
e njė lumi dembel e tė gjelbėrt dhe mbi dosjet
e skrivanisė sė vizatimeve tė njė arkitekti tjetėr.
Eja, njė pėshpėrimė thotė, dhe sėrish
pėrmbytem nė kanal, njėsh me
ajrin e errėt mbi qytet dhe stepėn,
si jastėku qė ti lėmon dhe zbut
pėr dikė qė smundet tė flerė,
tek shtrihet nėpėr botė ndėrsa ngadalė largohet.
Besim i verbėr
Mos mė lėr, mos merr vrapin,
mizor si llava qė pėrshkon njė kontinent tė tėrė.
Mos ik vjedhurazi, hije e shigjetės
nė shkrim, tek muri. Nė muzg
prania e syve, pėr tu mos u harruar kurrė
dhe e madhe, si tė thuash lamtumirė ndaj njė flamuri
dhe emblemave tė tij, lėnė nė mėshirėn tėnde
kohė mė parė - a u bėnė nė tė vėrtetė vite?
unė, njė arratiak, arratisem prej gabimeve,
thashethemeve qė kthehen nė legjenda familjare
i sigurt thėngjijtė e shtėpive qė kthehen
nė gurė. Mos mė lėr tani
sikur mė kanė lėnė borxhlinjtė e mi, mos mė kthe
mbrapsht rrėzė njė kryqi, tė heshtur nė njė kodėr,
apo qytezat ku unė jam endur
rrugėve tė mbushura me pemė, tek rreken tė heqin qafe
farėrat qė gufojnė, nė kėrkim tė strehės
nė gėzof qė pėrkunden dhe lagėshtohen me mė tė parėn pamje.
Mos mė lėr tani, Pėrgjersa unė nuk
e braktis frytin e vjelur, Unė tė lėngėzoj
kudo qė to do. Ēdo lėvizje
e trupit tėnd njė provė, qė mė vė mua nė provė dhe e vėrteta,
qė thotė gulēimi yt dėften se ti do rrish kėtu
mė nė fund. E lė veten tė jepet, kurrgjė mos kėrko.
Mos mė kėrko tė ndėrpres kėto duar
qė vjedhin, si trafikantėt e armėve, pėrgjatė harkut
tė brendshėm tė kofshėve tė tua, duke kremtuar orėt e rralla.
Nė emėr tė njė ligji qė se njeh askush tjetėr
ti mė gjunjėzon, magji e kordės sė tendosur,
e shumėfishuar qindfish nėn qepalla
mė flet mbyturazi dhe vėshtrimin e tret larg prej meje.
Shkrimtari emigrant nė Urėn e Dragonjve
Hapi valixhet, qėmoti mendohej,
se fshihnin fate tė panjohura brenda tyre:
prej hotelit nė aeroport e tej matanė tyre,
pėrbrenda shekujsh ere, pasagjerėt
prekin Orionin, nė kėrkim tė paqtimit
me rituale, nė njė fshat tė pėrgjumur,
njė ngushėllim qė ata nuk e marrin mė
prej fotografive dhe librave pėr
jetėt qė paraardhėsit e tyre jetuan. Kėrkesa
e pėrēdoditshme mund tė lutje, ēaj shėrues,
hidhėsira e shpjegimeve tė pafundme,
apo njė gjuhė qė s'pranon tė bindet,
si monedhat e hapėrdara, apo njė tavan kaq i ulėt
sa ta merr frymėn, gjėra tė mėdha qė kallin frikė
nė shpirta tė vegjėl. Nga jugu,
njė nxehtėsi joshėse qė e kujtojnė tė gjithė:
sepse tė gjithė, pa dyshim, janė tė fajshėm
kur dashuria ėshtė nė rrezik.
Ajo ēka ato gjakojnė kaq shumė
ēohet pa bėzā prej divaneve
dhe karrigeve tė rehatshme tė dhomave tė ndenjes,
dhe rri pezull, mashtrueshėm, si mjegullnajė mbi gardh,
e cila rėnkon dhe ndahet ndahet poshtė tij
dhe e lejon, vetėm pėr njė sekondė, tė ngrihet
pse duhej ai tė ishte njė pėrjashtim
para se tė arratiset nė njė lumė
qė fryhet ani se shkretėtirė, duke marrė me vete
valixhet, duke mbartur librat,
drejt njė delte, njė lehtėsim i rrejshėm,
njė kėngė e kėnduar keq.
Letėr shtėpisė
Kam mall pėr rehatinė qė smund ti gjesh cakun,
shpellat e harruara ku Bahu smbėrrin dot,
kambanat qė bien pė njė monarki
tė pagjendshme kund nė glob, pėrqendrimin
e ethshėm tė gjuetarėve qė vajisin
e pėrshkėndrisin armėt e tyre. Kam mall pėr kripėn
e lotėve, palcėn avulluese
tė kockave tė mia, kam mall pėr mrekullinė qė hapet
porsi gojė qė jashtė snxjerr kurrgjė.
nėse jam i vetmi qė dėgjon, goditja
e hirit nė kryqet e mia ėshtė ajo ēka bėhem
tek tėrheq kėmbėzėn, ashtu siē nuk ta mėson dot askush
siē askush nuk di tė thotė sa vlen.
Vetmitar nė njė udhė qė se di askush
ndjek vijėzėn e qafės tėnde. Ti me kryet
e hedhur manėsh, i jepem ēfarėdo gjėje qoftė asaj
qė mi tendos muskujt dhe mė detyron
tė lulėzoj si rrapėllima e mitralozit qė hap zjarr,
duke kėnduar mė sė mbrami nė njė vend tė vetėm
tė quajtur Romė, Medinė, Jeruzalem,
vend qė ėshtė shtėpi pėr mua
ngase vetėm njė vend mund tė jetė shtėpia jote.
Pėrkthyer nga sllovenishtja nė anglisht nga Andrew Zawacki dhe autori (shkėputur nga New and Selected Poems, Persea Books, New York City, NY, nė proces 2009)
Pėrktheu nga anglishtja Granit Zela
|