|
Bogomil Gjuzel:
Poet, prozator, skenarist, eseist dhe pėrkthyes, Bogomil Gjuzel ka lindur nė vitin 1939 nė Shaēak tė Serbisė. Nė vitin 1963 diplomohet pėr gjuhėn angleze nė Universitetin e Shkupit dhe kalon njė vit akademik nė Universitetin e Edinburgut si bursist i British Counsil. Ai ka punuar si dramaturg nė teatrin Dramski tė Shkupit nė periudhat 1966-1971 dhe 1985-1998. Ka qenė pjesėmarrės nė Programin Ndėrkombėtar tė Shkrimtarėve nė Iowa, SHBA dhe nė njė sėrė festivalesh si ai i Roterdamit (1978 & 1996), San Francisco-s (1980), Herleen-it (1991), si dhe Mastrihtit dhe Valencias (2000). Ai ėshtė njė prej themeluesve tė shoqatės sė Shkrimtarėve tė Pavarur tė Maqedonisė dhe kryetar i parė i saj. Qė prej vitit 1995 ai punon si kryeredaktor i revistės periodike Nashe Pismo. Qė prej vitit 1999 ai mban funksionin e drejtorit artistik tė Festivalit Mbrėmjet e Poezisė, Strugė.
Botime Poetike:
Livadhi (1962 & 1971), Trėndafili alkimik (1963), Mbajtėsit e libacioneve (1966) laureuar me ēmimin "Vėllezėrit Miladinov" si libri mė I mirė i vitit, Odisea nė ferr (poezi tė zgjedhura, 1969), Pusi i kohės (1972), laureuar me ēmimin Vėllezėrit Miladinov ; Rrota e vitit (1977), Realiteti ėshtė gjithēka (1980), Shtetrrethimi (1981), Hapėsirė boshe (1982), Errėsirė dhe qumėsht (1986), laureuar me ēmimin Aleksa Santic pėr periudhėn 1985-88, Duke rrėzuar murin (1989), Poezi tė zgjedhura (1991), Jetė e zhveshur (1994), Kaos (1998), Ajo/Atė (poemė e gjatė, 2000), Poezi tė zgjedhura (1962-2002) (2002).
Pėrzgjedhje nė gjuhėn serbe dhe kroate: Qielli, toka dhe dielli (1963), Livadhi (1972), botuar nė dy gjuhė Poema (1981).
Pėrzgjedhje nė gjuhėn Sllovene : Peshku i shqisės (1985).
Pėrzgjedhje nė Anglisht: Tre (1972), Mbetjet e rishqyrtuara (Chattanooga Chapbooks, Tennesse, 1997), Ujku tek porta (Xenos books, California, USA, 2001).
Qė nga viti 1963, ka qenw pjesė e tė tėra antologjive pėr poezinė jugosllave dhe maqedonase.
Libra nė Prozė: Historia si njerkė (ese, 1969), E gjithė bota ėshtė shtėpi (kujtime udhėtimesh nga Irlanda dhe SHBA, 1975), Histori mitike (tre pjesė teatrale, 1982), Legjenda (tregime, 1984), Vandaku (ese nė process botimi). Bashkėautor me Ljubisha Geiorgievski ka botuar E zeza (njė farsė tragjike, 1989).
Pėrkthime: Makbethi (1969), Mbreti Lir (1972), Hamleti (1980), Jul Ēezari (1981), Ėndrra e Njė Nate Vere (1984), Nata e Dymbėdhjetė (1985), Troili dhe Kresida, Shtrėngata (1992), dhe Tit Androniku (1994).
Po ashtu Bogumil Gjuzel ka pėrkthyer dhe pėrshtatur njė mori veprash tė tjera dramaturgjike nga anglishtja si dhe poezi tė pėrzgjedhura nga T. S. Eliot, W. H. Auden, Ch. Simic (1984), E. Dickinson (1986), dhe S. Heaney (2001).
Nė vitin 1978 ai ka pėrkthyer dhe redaktuar ( sė bashku me Louis Simpson dhe Serge Fauchereau) njė Antologji tė Poezisė Bashkėkohore Amerikane, edicioni i dytė dhe i riparė i sė cilės ėshtė ribotuar mė 1999.
Tėhuajėsim
Nė farėn e errėsirės
njė kuēedėr gjashtė-krahėshe dėnes
pas njė tė ardhmeje tė errėt
ndėrsa era angullin nė netė dimri
gėrvishur nga cepat e shtėpisė sonė.
Duke e endur ditėn si Penelopa botėn
e duke e ēendur natėn!
Tė njėjtat fije mund tė endin njė model tjetėr,
pėlhurat nė zgripet e historisė
bėhen rrjeta tė vdekura pa gjah.
E kemi thyer peisazhin nė copėra.
Ska kujtesė ta bėjė bashkė si mė parė;
bota ėshtė bėrė si xhaketė lypsari
cit me arna qė mbulojnė fytyrėn e Zotit
qė shkėlqen si ēurga e bythės sė njė tė dehuri
Shpirti luhatet nė zbrazėti braktisur
tejpertej hapėsirės nga hėnėsia
Troja
Portat e qytetit u hapėn kanatėsh,
dhe era u fut brenda si dikush
i sapoēliruar nga rrethimi,
si shpirti i boshuar i njė pushtuesi,
qė paskėtaj spretendon asgjė mė
njė shkulm i pandjenjė, i plogėt,
qė bredh pėr rrugėsh,
i ngrėnė nga qoshet e tyre,
si frymėmarrje lypsari,
qė kėrkon zjarr dhe kore buke.
Po rėnkonin kalldrėmet,
pallatet po dridheshin.
Dhe era solli njerėzit,
qė lanė tė ndryshken plugjet;
njerėz vetmitarė qė lėrojnė qiellin,
dhe marrin tė korrat e netėve verore,
drithin e bollshėm tė yjve tė hershėm,
dhe e lėnė gjithė tė pashoshitur.
Nė vend tė kėsaj pėrdorėn shpatat;
pluguan trupa, brazda e tyre drejt e nė zemėr;
i shkulėn zemrat si rrėnjė cunge,
ua plasėn tėmthin.
Me mėlēitė ushqyen hutat mbi shpatullat tyre.
Nė fund, rrokullisėn kafkat
si gurė ndėrtimi.
Pėr ndėrtim su gjet koha kurrė.
Nėnat u ndanė prej fėmijėve;
dhe qumshti, dhe vajet shteruan.
Rrugėt u vaditėn nga tubat e ēarė
qė regėtinin si arterie tė plasura.
Me ngut filluan flitė;
shpresonin vetėmse
tė shndėrronin tempujt nė tharqe
dhe tė shkaktonin tė njėjtin kutėrbim.
Era shpleksi litarėt e kambanės dhe flamujt,
dhe, me bishtin e saj si fugė,
kaloi si fshesė pėrmes qytetit
dhe i ra gongut tė diellit.
E zezė erdhi murtaja
Murtaja erdhi e mbuluar nė karro mėndafshi
jo si cigan me zhele apo plakushe e leskėruar
por si bukureshė mbi njė kalė me shalė,
nėn njė vello qė e mbanin engjėj-eunukė;
bukureshė qė pėrvėlon,
me njė anijė si ta kishin vjellė flakėt e kuēedrės,
si njė haraē qė i thahet gjaku.
Njė kuzhinė anijeje e zezė.
Ulini flamujt nga kullat dhe fortesat,
Qepenat dhe kangjellat kyēini,
Mbylleni veten pas qepallave,
Prapė ajo do tju pikasė
Me karremin e paepur nė ajri.
Shtėpitė shemben krimba-brejtur,
Teshat prishen si pėrlhurė merimange,
Fundosur pėrmes korridoreve minjtė ngordhin
Nė fluturim e sipėr.
I pashė krejta nga oxhaku lejlek
i shndėrruar prej fatit si vdesin njerėzit e mi,
si u shemb pragu;
shndėrruar pėrbindshėm nė njė kokėrr meli e pashė,
shndėrruar nė magjistar qė fluturon me fshesė.
Tregojeni veten, prijės tė krishterė,
Me zjarrin dhe shpatėn e salvimit
Zjarrmoni dhe digjni, shtypini fiset,
Sepse pashė spiunin qė kaloi fshehtas
Tju takonte, shndėrruar nė asgjė,
Mė shumė djall nga unė.
Pėrmbytje nė Seminarin Ndėrkombėtar tė Shkrimtarėve
Qyshse qielli filloi tė qajė
Skam dalė prej dere ēprej tridhjetė e njė ditėsh:
Tash toka duhet tė jetė bėrė njė palė pinca
Me copėrat e mishit njerėzor kapur pėr nofullash
E shoh veten nė njė kolovajzė, aq brishtė drejtpeshuar
Sa qoftė dhe njė atom po tė bjerė (jo mė njė bombė)
Do tė vėrvitesha si gur hobeje
Drejt e nė grackėn e Maqedonisė.
O populli im, mos jemi vallë syri makut i Zotit
Pezulluar n’ajri si një dritë semafori
Që, ndërsa pulson, drejton rrjedhën e kombeve?
Shi tani jam veç ai sy grykës i legjendës
Që, në në anën time të kolovajzës, peshon më shumë se bota.
Në Arkë, ashensorët tanë punojnë çuditshëm:
Çdo syresh po plas nga bagëtitë e zëna kurth!
Në katin e parë, insektet janë shndërruar në neurone
Pa ndofarë pronari:
Në të dytin, saurianët formojnë një zinxhir mitik
Të gëlltisin njëri-tjetrin që të shfarosen të gjithë,
Dhe të mos kenë fuqi të arrijnë përfundim total;
Në katin e tretë, vegjetarianët e çmendur
Hungërijnë me uri, shkretojnë frigoriferët;
Në të katërtin, lulet mishngrënëse
Thurin plane si të gllabërojnë Zotin;
Në katin e pestë, ky maqedonas vetmitar
Sakaton gjuhët e tyre, duke rikrijuar Babelin.
Dhe çdo varg që më ndërmendet zhytet si një plumçë
Kur duhet të përhidhet si një qenush i lumtur
Dhe, si delfin, të kërcejë përmes rrethit të trajnerit.
Por jam i rëndë kur vjen puna të fjalët lehtë-pupël!
Fjala duhet të jetë në një gjendje të përhershme ngrehjeje,
Me po atë gatishmëri për të goditur, apo gjuajtur;
Mbiemri ngjitur pas emrit si hardhucë që kap miza;
Dhe emri duhet të lëkundet sa andej-këndej,
Ndërsa lidhëza është një çelës universal.
Kështu, qielli dënes, si fëmijë histerik,
Si kuçedrat e legjendave të mia.
Hendeqet gurgullojnë, dhe bëjnë gargarë.
Tubat e kullimit janë Misisipi të nëndheshëm.
Fjalët s’duan të na gëlltisin më
Tani i kemi vënë të grinden mesvedi:
Tek duan të mbysin njëra-tjetrën, kafshojnë gjuhën.
U dogjën vetëm e vetëm të na thoshin çka dinë,
Por, ngase tashmë janë memece, idiote të ngazëllyera,
Të pagoja, ndërzehen me ylberët
Poet profesionist
Fjala e mbrame, e mbramja kapërdimë e ngutur
ngrihesh prej tavoline, pas një dite pune
dhe merr autobusin e parë për në kuzhinë
shkep një copë buke, thith aromat e mira të furrës
Trupi yt, rënduar prej lodhjes, myku
që i ngjesh ushqimit të begatë
aktivizon alarmin
dhe qëmton oborrin e pasmë
përmes një tjetër ekrani
me gishtin me pështymë
shfleton faqet e qiellit.
Prej hiçit hiç do të dalë.
Dredhat e kulprave
pluskojnë në zbrazëti... DUHET TË PLEKSEN NË NJË THURIMË
jot bijë të sjell një karrige
Buka është gati, thërret gruaja
përmes dritares së një bote paralele.
Pas darkës, ecën në kopsht
i vetëm në kostumin tënd kozmik,
yje kudo rrotull teje
madje dhe poshtë këmbëve. Antena jote duhet të lëvizet prapë.
Dardha, e sapokrasitur, duhet plehëruar.
Kthehemi te moduli:
Babi, ç‘do të thotë
të jesh përbindësh?
Papritur, zinxhiri i urdhrave shpėrbėhet
Grimca letre shtjellen nė rėnie tė lirė
rreth tryezės:
letra e paprekur
dhe lapsi yt, ogurzi si njė revolver.
Pėrktheu nga anglishtja Elvana Zaimi
|