Header image  
Edicioni 5 Durrës 21 - 27 shtator 2009  
  
 
 
 
 

 
 

Cvetanka Elenkova / Bullgari



Cvetanka Elenkova ka lindur nė Sofje, Bullgari, mė 1968. Ajo ėshtė autore e tri pėrmbledhjeve me poezi, - Piketat (kufijtė) e legjionit (The stakes of the legion), 1995, Amphipolis i nėntė rrugėve, (Amphipolis of the nine roads) 1998, Veprimi i shtatė (The seventh gesture), 2005 – si dhe e njė libėr me ese pėr Ballkanin, Kohė dhe marrėdhėnie, 2007. Gjithashtu, poezitė e saj kanė parė dritėn e pėrkthimit dhe botimit nė katėrmbėdhjetė vende, qė nga ShBA e Kili deri nė Turqi e Ukrainė. Pėrveēse poete, Cvetanka Elenkova ėshtė edhe pėrkthyese nga anglishtja dhe greqishtja. Pėrkthimi i saj i antologjisė mesjetare indiane ėshtė nominuar pėr Ēmimin Kombėtar tė Poezisė, Hristo G. Danov. Ajo ka sjellė nė gjuhėn e saj edhe poezitė e Raymond Carver, si dhe ėshtė pėrkthyese dhe botuese e pėrmbledhjes sė poezisė moderne angleze.

Cvetanka Elenkova ėshtė bashkėthemeluese e revistės sė parė letrare nė Bullgari pas rėnies sė socializmit, Ah, Maria. Ka qenė kryeredaktore e revistės socio-kulturore Europa 2001 dhe botuese e revistės kulturore greke Helios. Ajo ėshtė bashkėdrejtuese e shtėpisė botuese Small Station Press.

PLAGËT E LIRISË

Dikush blen rrip lëkure të një farë gjatësie për të lidhur qenin e tij. Të tjerë pëlqejnë rripa automatikë, që mblidhen me buton rreth rrotullës. Ti e lë qenin të shkojë nga të dojë, veçse je po ti që vendos kur ai duhet të kthehet sërish. E lashë të lirë qenin tim. Bëri nja dy-tri xhiro e më pas u kthye mbuluar nga plagët, kështu që tani kam vendosur ta lë të lirë, por vetëm brenda oborrit tim. Qeni im u leh ketrave në mbrëmjet me hënë. Që të ngrohemi në dimër, na duhet të mbledhim dru për zjarr e t’i stivojmë ato pranë gardhit në oborr, kështu që qeni kërcen mbi drunj e del sërish jashtë. E kur kthehet është sërish me plagë. Për qenin tim, që dëshiron të jetë i lirë, qoftë edhe me plagë.

MAZOKIST

Sepse që të vegjël ne durojmë dhimbje. Ndoshta me përjashtim të dhimbjeve të lindjes, që nënat tonë provojnë. Ja përse dhimbjet e lindjes janë aq të forta. Gjersa lëvozhga e arrës të nxihet, derisa ajo të forcohet, derisa kurora të mos jetë më e gjelbër. Derisa të mos na i lerosë më gishtërinjtë. Derisa t’i largohet ithtësia. Derisa të shkojnë shumë muaj, stinë, që dikush ta thyej arrën. Rënë pak më parë prej trastës të gjyshit. Sepse tani është thjesht një lëvozhgë – relikte e vërtetë, arra. Nga një metër e gjashtëdhjetë, tashmë është katandisur, thjeshtë gjashtëdhjetë. Ja pse ne jemi mazokistë. Brenda vetes.

ME FLATRA E DHËMBË

Ku qëndron ndryshimi? Tek mungesa e dhëmbëve apo e pendëve? Vetëm njerëzit, mendoj, lindin pa dhëmbë dhe gjatë gjithë jetës ëndërrojnë flatra. Djajtë dhe engjëjt duhet ta kenë sajuar këtë. Dikujt i kanë rënë fare dhëmbët, të tjerët kanë vetëm ato të anës së majtë. Vetëm nëse je kërkues thesaresh mund ta kuptosh një gjë të tillë. Por, njeri me flatra s’më kanë zënë kurrë sytë. Me rrënjë të mbetura nëpër gojë, po; rrënjë që ia nxorën shpirtin gjyshes sime të gjorë, e palosën dysh nga dhimbjet - krimbat e mutit. Kur e varrosëm me dy zambakë lëndine, kur kosa welled up prej vaditëse së ujit, m’i kapi syri rrënjët. Po bëheshin të tejdukshëm.

STACIONE TË VEGJËL

Si hijet duhet të jemi, që shtrihen nën dritat e rrugës apo nën rrezet e diellit, që fillojnë prej shputës së këmbëve, por edhe prej së larti – vetë ne jemi drejtimi i vetvetes. Duhet ta ndajmë së bashku dritën veç mos u ndal, vazhdo. Jo fundi, po drejtimi është i rëndësishëm. Edhe kur ulemi nën hardhi, hija e larme e së cilës, kaq e ngjashme me tatëpjetën dhe muzgun, cicërimat, lehjen, duhet të jetë një gur përgjatë rrugës, ku ulesh e pushon. Sa histori jete dhe vdekje! Mbërritja është si ata stacionet e vegjël ku treni nuk qëndron më shumë se tre minuta.

 

DITA

Dita shkoi e trëndafiltë, si shputa fëmije. Me butësi dhe aromë pushi. Me të verdhë përqark grykës. Dhe me kaçurrela në atë kokë të vogël. Gëlltit veç pak pështymë. Dita ngryset bashkë me cicërimat e zogjve. Ndonjëherë, nëse është djalë, në të kaltër. Pelena prej pambuku safi. Por ne as e imitojmë dhe as nuk bëjmë dot si ajo. Ne nuk ia kërcëllojmë apo tringëllijmë dhëmbët. Dita, e vetmuar si fëmijë i braktisur përballë jetimores, rri e pret mos ndokush kalon ta marrë e ta nxjerrë tek lajmet. Shpresojmë që prindërit të vijnë e ta marrin sërish.

 

GJEST I SHTATË

Gishtin në buzë, kur ti nuk do të zgjosh dikë apo kur mësuesi kalon aty pranë. Ai vë gishtin në buzë kur iu thotë nxënësve të mbajnë qetësi. Apo kur do t’ju thotë qepeni gojën. Por ajo që më intrigon më shumë është mënyra se si e ul poshtë gishtin, se si e largon atë nga buzët. Pasi ka pllakosur heshtja. Disa thjesht kanë humbur duart, të tjerë e shtrijnë atë për të treguar diçka, të tjerë e zgjasin atë më shumë se ç’e kanë. E një shkrydhje gishtash, kënaqësi që vjen prej lodhjes së një gjesti të pazakontë. Në këtë mënyrë ikonografët bizantinë i pikturuan ata. Shenjtorët.

SHKËNDIJË ELEKTRIKE BRENDA NESH

Midis kofshëve dhe qiellzës shtrihet një tel. Një tel ku të gjithë organet qëndrojnë të varur si rrobat. Pantallona me të dyja këmbët, korse, shami hundësh të përmasave të ndryshme. Sapo fryn një shkulm ere, format shprishen dhe të gjitha bien poshtë. Ky është një tel që përcjell energji, dhe në çdo skaj një gjuhëz e vogël. Ndonjëherë, kur ndodh qark i shkurtër, fusha elektrike i nxjerr diçka jashtë përdorimit. Ata hapin kapakun e sahatit elektrik mbërthyer në mur, shikojnë plumbosjen, dhe ti për këtë paguan. Nëse nuk do të paguash, ta lanë telin të shtrirë përtokë.

 

DUA TË TË RRASKAPIT

Dua të të shter si një re blu që sapo zbrazi gjithë shin që kish, si një konjak i vjetër, si kërmillit që i është thyer guaska, i cili e zbret gjithnjë shumë ngadalë tatëpjetën, si rroba që teren për shumë kohë në tel, si duart me pulla (e rreshkura) të një plake, dua të të rraskapit si një re blu që më rri mbi kokë, ndërsa pres një dritë të kuqe dhe flladin e ngrohtë pranveror të fryjë, e ta shkrijë dëborën, t’i shoshitë gjethet, dhe ne qëndrojmë ulur me bluzë të shkurtër në tryezën e kafenesë, dua të të konsumoj si një copë mëlçi.

 

 
 

 
 
Pjesmarrësit