|
uji ishte i kulluar, aq i kulluar.
uji ishte i aq kulluar si ujë që është i kulluar.
aq i kulluar si ujë që duket me qenë i kulluar.
aq si.
si ujë që të vjen të hapësh krahët ta përqafosh, ta stivosh
ta dërgosh me postë.
aq i qartë si teorema e Pitagorës.
fjalia fillestare e ligjit të termodinamikës.
nga i cili dëshiron të jetë i vlefshëm edhe për ujin.
aq i kulluar sa ç’është blu, jeshil, i lëngshëm, gri, statik-dinamik.
aq i kulluar si ana e duhur e universit.
aq i kulluar sikur po e tejqyr (ujin) përmes një xhami
prej uji të tejpashëm deri në shumë të tejpashëm.
si sikur.
i kulluar si peshk ujërash të qarta.
i qartë si ndikimi i terrorit fantast mbi realitetin.
aq i kulluar, sa ç’është e ditur që peshqit janë perpetum i ngrënshëm
dhe anijet udhëtime të pangrënshme.
më së shumti.
jo aq i kulluar si hidrogjeni.
i kulluar sikur të ishte shumëfishuar me vetveten.
aq i kulluar sikur uji të mos ishte transcendencë,
por vërtet materie.
aq i kulluar saqë vlera e krahasimit Meduzë del komplet e turbullt.
e thelbësisht edhe
më shumë i kulluar sikundër
sikur.
Përktheu Lindita Arapi - Boltz
|