Header image  
Edicioni 5 Durrës 21 - 27 shtator 2009  
  
 
 
 
 

 
 

Edi Shukriu / Kosove



Edi Shukriu (lindur nė Prizren, 1950) ėshtė shkrimtare, Profesor universiteti dhe politikane Ishte femra e parė shqiptare nė Kosovė qė botoi njė pėrmbledhje me poezi (1972). Doktoroi nė shkencat historike dhe ligjėron mbi Arkeologjinė dhe Historinė Antike nė Universitetin e Prishtinės. Ėshtė kryetare e Kėshillit tė Kosovės pėr Trashėgimi Kulturore dhe nėnkrytare e PEN Qendrės sė Kosovės.
Edi Shukriu kontribuoi nė proceset demokratike dhe pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, si lidere e lėvizjes paqėsore tė Kosovės. Ishte deputete e Parlamentit tė Kosovės (1992-98; 2002-04), Zv.Ministre e Punėve tė Jashtme (1992-98), Bashkė-Drejtuese e Departamentit tė Kulturės-UNMIK (2000-01) dhe ėshtė bashkėthemeluese e partisė reformiste Alternativa Demokratike e Kosovės (2004-). Ishte Visting Scholar nė Universitetin e Harvardit (2002), si dhe ka marrė pjesė nė International Writing Program tė University of Iowa (2005).

Edi Shukriu ka botuar: Pėrmbledhje poetike: Pėrjetėsi, 2001; Nėnqielli, 1990; Syri i natės, 1985; Legjenda Hasit, 1980; Gjakim, 1978; Sonte zemra ime feston, 1972; Drama: Kėsulėkuqja e rrokaqiellit, 1998; Lkeni i Hasit, 1992; Kthimi i Euridikės, 1986. Publikime shkencore: Ancient Kosova, 2004; Kosova antike, 2004; Gra tė shquara shqiptare, 2003 (2000); Dardania protourbane, 1996; Historia e Lindjes sė lashtė, 1995;


Ligji i Hamurabit

Neni 226: Nëse kirurgu... e shlyne damkln nga robi, le t’i priten duart.
Neni 282: Nëse robi i thotë të zotit: Ti nuk je zotëria im, le t’ja prejnë veshin.
Neni 231: Nëse është mbytur robi, le të ipet robi për rob.

Në mbështetje të nenit 226
të Ligjit të Hamurabit,
ditën e djeshme
gishtërinjtë m’i shkurtuan
se damkën e mjerimit
tentova ta bëj të kaluar

Në mbështetje të nenit 226
të Ligjit të Hamurabit,
mbrëmjen e djehsme
më gjymtuan,
se këngën e zogjve
desha nga e nesërmja
ta sjell në të sotmen

Më vranë në mëngjezin e sotëm
dhe në mbështetje të nenit 231
të të njëjtit ligj
më zëvëndësuan sipas tyre
me një rob tjetër

Të mjerët, nuk e dinë se ai jam përsëri Unë,
me njëmijë gishtërinj,
me njëqindmijë veshë
dhe
me një të vetme
dëshirë të çelniktë
të kalitur ndër brezni

 

QERREJA E ZJARRTË

Sado që na bindin
se qerrja e zjarrtë
është imagjinatë

Ne e vendosim në të
Diellin e flakët
dhe i shtrijmë duart
të përflakemi

 

NË DITËN BOTËRORE TË POEZISË

Mos më kërkoni
në Ditën Botërore të Poezisë,
duart i kam
përplot me pasurinë
e maces
që e kishte bërë në mes
të dhomës

Ishte formë e saj për ta
festuar ditën e poezisë

Aq kishte mundësi,
aq bëri
se mjaullimat nuk ia kupton kush.

/Prishtinë, mars 2008/

DEMI I GJOLIT

Nuk shkuam te Livadhet e Gjolit
Nuk shkuam asnjëherë -
aq më keq,
as që e dinim se e kishim pranë

Ishte aty diku,
para se ta shkel atë Dri plak
e të hapëron në Hasin e moteve

Nuk dinim për livadhet e bekuara
as të shkonim atje,
të thellonim njohuri
nga uji i Gjolit.

Mbase na kishte llahtarisur Demi -
Demi i Gjolit,
më i forti i të gjithë demave të ruzullit

Mbase vëllai i i atij Demi që rri në qendër të botës –
si na flisnin të moçmit
e ne veshët i kishim në lesh

Demi i Livadheve të Gjolit
frikëson me duritje veshshpuese,

por mbase një trimëreshë o trim
do të mund t’ia merrte zemrën
e të merrte pikë uji -
vetëm një pikë,
për ta na e drejtuar rrugën

Po ne, nuk arritëm as të dinim për Livadhet e Gjolit
as për Demin që mrizonte në hijen e Lismadhit,
e lëre më të niseshim atje –
në qendër të Labyrinthit

Aty pellazgët na lanë peng Demin
si e lanë në Kretë -

E kishim para hundës të mjerët,
e nuk e pamë të verbër
se nuk u rritëm sa duhet
dhe nuk na lanë
ta shohim Livadhin e Gjolit
e Demin që na pret atje
për ta njohur veten

O, po të kishim shkuar më parë
sa më të fortë do të ishim,
më të fortë se që qemë
duke bredhur shtigjeve të gjakosura
të Labyrinthit të Jetës

Kur nis të shkruhet Libri mbi Livadhin e Gjolit
e forcën e Demit që e ruan ujin e mençurisë
do të prehem e qetë,
do të prehem e qetë.

/Prishtinë, 20.3.09/

 

 

RRI ANASH NË MUNDSH

Derisa kohë e trazuar
spastron detin
dhe ua zë frymën brigjeve

Rri anash në mundsh

Nëse
ndërkohë
s’të vrasin brigjet

 

BUSTI ILIR

Sodis me ditë
me natë
bukuria më magjeps

Në përqafim të kohës
të solla unë
o
më more me vete

Buzeqeshja e vrarë
në mermer skalitur

Shikimi i zënë
vuajtjen ringjall

Sillet valle e fatit

Sy më sy soditemi
ti e veshur në mermer
unë mermer

Në ballin tënd pa rrulla
zhduken të miat

Syri i natës / Night’s Eye, Rilindja, Prishtinë, 1986

 

RINGJALLJA

Bini daulle të fisit bini

jeni bërë nga lëkurë e trupit tim
prandaj bini fort e më fort

le të pëlcasë pëlhurë e shpirtit
dhe zemra me të

mbase sjellin ringjalljen

Dua të vallëzoj
në ritmin e tingujve paganë
sa të prëgjaken thembrat
nga thepat e gurëve të zhvendosur
e trupi të përplaset
në muret e mendjes së mykur

Pastaj
le të më quajnë bishë
dhe le të qeshen gjarpërinjtë
aq më bën

Dua të bien daullet

 

TAKIM ME DETIN

(pas luftës në Kosovë)

Kur e sheh detin
vështroje me dashuri

si për herë të fundit

Nëse e sheh përsëri
herdokur

kujto se ndërkohë
ke mundur
të mos jesh

 

PALEOANTOPI

Kushërinj në të djeshmen
Kushërinj në të përditshmen

njeri tërheq prapa
tjetri nuk lë para

Sa herë që ngrihej
diçka i binte kokës

po
s’do të bëhej N j e r i
të mos provonte sërish

NGA MITRA E DHEUT

Dhembja e ringjallur vrujon

nga mitra e dheut

Shungullojnë thellësitë:

Durim... Durim...

të mos erret udha
t’u hapë shtigje të paudhëve

Durim! Uturin thirravajshëm Nëna
Durim tej durimit
se nata është e stërgjatë
e drita e agut ka zënë diku në thua

Durim! Përbejnë ninulat
Përben Syri i Mirë
që lë shtigje të ndriçuara
t’i theqafë të pabesët

Durim! Kullon qumështi
i gjirit të gulçuar
të mos gufojë gjaku nga dejt

Nga mitra e dheut
gulon urtia:

Durimi ka kufi

 

LARG VETES

Mes lisave që lëshojnë hije
nga dritë e perëndimit
simfoni gjethesh në qetësinë e amshueshme

Një puhi ndjell ndjenjën
e rehatisë vetmake

Mes thanave e pemëve dardhane
larg sybiruesve e veshbiruesve
larg vetes së shitur qytetërimit

Sa kohë duhet të ikën njeriu
që të jetë i lirë me veten?

Nëpër kokë përvidhen dhëmbë,
arrijnë gjarpërinjë e lidhen rreth fyti

Zogjve u rriten krahët,
pas çdo druri lugetërit zënë pritë

Frika këmbëve ua jep vrapin
andej nga kanë ikur,
larg vetes kah vetja

 

 
 

 
 
Pjesmarrësit