|
Jovan Nikolaidis lindi mė 11 korrik 1950, nė Ulqin. Punoi nė gazetėn Oslobodenje tė Sarajevės prej vitit 1974 e deri nė fillim tė 90-s, kur dhe u kthye nė qytetin e lindjes. Prej kėsaj kohe ai punon vazhdimisht pėr tė nxitur dialogun ndėrkulturor mes Malit tė Zi, Kroacisė, Bosnjė-Hercegovinės dhe Shqipėrisė.
Jovan Nikolaidis themeloi disa organizata multikulturore si dhe shtėpinė botuese Plima, qė ėshtė dhe promotore e njė brezi tė ri tė letėrsisė malazeze (Andrej Nikolaidis, Ognjen Spahic, Aleksandar Becanovic, Dragana Tripkovic dhe tė tjerė). Po kėshtu, ai botoi gazetėn dygjuhėshe (nė gjuhėn shqipe dhe malazeze) Plima (Batica) dhe ėshtė themelues dhe botues i gazetės sė parė nė gjuhėn shqipe e cila botohet nė Mal tė Zi, me titull Kronika.
Jovan Nikolaidis ėshtė autor i kėtyre librave: Velaskez (novelė), Valdinos 33 (roman), Letrat e Ulqinit (kronikė), Faji malazez (komentar politik), Poema me imazhin e saj (poema), Ditar i Asgjėsė (roman), Nomadizmi ulqinak (nė proces), etj...
Stili i Jovan Nikolaidisit ėshtė tejet specifik dhe luhatet mes epikės tradicionale dhe fragmentit modern. Toka dhe njerėzit, ndahen ndėrmjet tragjedisė historike tė hapėsirės dhe dėshirės pėr ti ikur pozitės sė tyre tė keqe e cila i lė nė mėshirė tė fataliteteve politike dhe kulturore. Nė veprat e tij, historia malazeze e ringjalljes kombėtare, nė unison me fragmente tė zakoneve fisnore ende janė tė pranishme, paraqiten si njė rrjetė ngjarjesh sa reale aq edhe prozaike. Prej andej, personazhet lėnė shenjėn e tyre tė ekzistencės, prej sė cilės nuk mund tė shmangen, teksa kapen prej pushteteve tė caktuara nga tė cilat thjesht nuk mund tė ndahen.
Nė shkrimet e tij, Jovan Nikolaidis artikulon mjeshtėrisht impulset dhe referencat e pėrpjekjeve bashkėkohore tė malazezėve pėr pavarėsi. Megjithatė, referimet politike nuk pėrbėjnė vetėm letėrsi aktiviste politike. Pėr sa i pėrket veprave tė tij, kemi tė bėjmė me atė dekor historik, i domosdoshėm pėr tė kuptuar strukturėn komplekse tė personazheve letrarė qė jetojnė nė fund tė botės, Ballkanin Mesdhetar, kombinuar me Valdanosin mitik, gjeopoetikėn e vet, si nisje dhe fund i historisė sė jetės sė njė luftėtari dhe personazhi vetmitar kundėr tė gjitha formave tė antilirisė.
GRABITËSIT E LUMTURISË
(Otimači sreće)
Në vitin 951 sipas Hixhrit, ndërsa më 1571, sipas vitit të Zotit Krisht, u
bë, me urdhrin e fermanit të Pashës së Shkodrës, ploja mbi grupin e
heliognostët në Valdinos. Lajmi për shfaqjen e atyre heretikëve, me fytyra
të qeta dhe me natyra edhe më të qeta, kishte arritur ndonjë vit më
herët edhe te Sulltani, por që është e mundshme që atë, për adhuruesit e
Diellit dhe mësimet e tyre, ta ketë bërë me dije notari i lartë venedikas,
Domeniko Cafo, komandanti i Kripores pranë Shënkollit te Buna. E
vërteta, epidemia nga ajo ide e atij grupi njerëzish të ditur me familjet e
veta, të cilët kanë lëvduar Diellin dhe punën si diçka të shenjtë në jetën
e njeriut, u shtri në luginë dhe zuri të përhapej si zjarri gjithandej nëpër
Perandorinë Osmane të vendosur rishtas. Fisnikëria e atij besimi pagan
nuk u ka pëlqyer as katolikëve, ndërsa bota pravosllave (ortodokse) edhe
ashtu nuk ka kuptuar asgjë.
Në atë kasaphane nuk ka mbetur asnjë morr. Të gjitha i dogjën dhe shkatërruan.
Me gjasë, vetëm Mavro Jani, eremiti në strofullin mbi Shpellën e Ujkut
kishte shpëtuar gjallë, por që për fatin e tij që nga ajo kohë dhe më vonë,
nuk e përmend asnjë burim, asnjë traditë. Askush përveç imagjinatës së
shkrimtarit.
*
Në vitin 1358, sipas Hixhrit, ndërsa më 1978, sipas Zotit Krisht, qeveria
e socializmit vetëqeverisës i dëboi nga Valdinosi të gjitha familjet të
cilat kanë banuar në luginë. U përzunë nga toka e baballarëve, gjyshave
e stërgjyshave: bujqit, vreshtarët, peshkatarët, ullishtarët, popullatë e të
të tria feve, që lëvdonin punën si një qëllim më të lartë të
njeriut. Kopshtet e tyre kanë qenë plot me perime dhe pemë, kanë bërë
vaj ullinjsh, kanë bërë venë shtëpie nga shpatet e Mendrës, kanë tharë
peshk e fiq nëpër trina prej thuprave e kallamave, kanë tharë pastërma
nëpër tertore. Njerëzit e qetë, të mësuar në paqe dhe punën e bekuar, u
përzunë nga vatrat e veta sipas ligjit për eksproprijimin, të ligjit të ashtuquajtur
për grabitjen e mundit të huaj sipas kompensimit të drejtë: për
një rrënjë hardhi – një paketë cigare; për një trung ulli – një thes miell;
për shtëpi dhe mallin e madh – aq sa të mund të blinin banesë apo shtëpi
në mes të betonit. Arsyeja e dëbimit: Armata e zapton gotullën për qëllime
ushtarake. Pakkush ka kundërshtuar, sepse Forca ka gjykuar dhe ka vendosur
mbi punën, rregullin dhe nikoqirllëkun. Valdinosi u rrethua me tel
gjembor nëpër shtylla betoni. Ndërsa banorët e luginës i kaluan ditët e
mbetura në asfalt, në zhurmë të cilën nuk e kanë kuptuar, edhe tutje të
qetë, mund të thuhet pa trazim në zemër e urrejtje në shpirt. Duke mos
punuar asgjë.
Në vend për qëllime ushtarake, Armata në luginë ndërtoi një poligon
turistik për qëllime financiare.
*
Në vitin 1377, sipas Hixhrit, ndërsa më 1997, sipas Zotit Krisht, në
Valdinos me të gjithë forcën e vet erdh kohë e keqe me njerëz zullumqarë.
Disa qindra ushtarë profesionist, të lënë pas dore, të hutuar, të cilët
i humbën të gjitha luftërat: në Slloveni, Kroaci, Maqedoni dhe në Bosnjë,
u vendosën në luginë dhe qytet e rrethinë. Të ngopur me luftime,
secili pa përjashtim dëshiroi të hiqte dorë nga topat, minat, torpilorëve,
nëndetëseve dhe të armatimit të lehtë të pallubave. Të urdhrave të gabueshme
të eprorëve dhe të planeve të mjegullta ushtarake.
Anijet ushtarake i shndërruan në anije peshkimi. I zhveshën uniformat e
detyrueshme dhe lentat me dekorata. Ata veshën rrobat fshatarake.
Zunë të punon fusha, të pastronin vreshtat e vjetra dhe të mbillnin rrënjë
të reja hardhie, moskatin apostolik, rrushin e kuq të thartë “vranac” malazias,
të mbanin bagëti: të trasha, dele e dhi. I pastruan ferrat dhe barish55
tet nën ullinjtë e lënë pas dore. Lulëzoi toka e lënë shkretë. Ishin të kota
të gjitha urdhëresat gjithnjë më të rralla nga Komanda; ish-luftëtarët e
kanë gjetur fatin e vet në shprehitë dhe nevojat e gjyshave dhe baballarëve
të vet që të lidhen me tokën. U bënë atë që gjithmonë e më së miri që
kanë qenë: vreshtarë, pemëtarë dhe blegtorë. E jo luftëtar të detyruar nga
fati që të gjitha luftërat t’i humbin përveç atyre që i ka lidhur toka.
Dhe ndodhi për të parën herë në vitet Hixhri dhe vitet e Zotit Krisht që
në gjirin e Valdinosit të mos hyjë forca dhe që forca askënd të mos e
dëbojë nga Valdinosi. Ata që i faleshin Diellit kësaj radhe mbetën të
kursyer. Dukej se ditët hyjnore do të kalonin në luginën e Valdinosit,
pranë qytetit të Ulqinit, në shtetin e Malit të Zi.
*
Në vitin 1580 sipas Hixhrit, ndërsa më 2020 sipas Krishtit Zot, rranë,
nxituan, depërtuan, pushtuan, zaptuan, hynë në gjirin, luginën e Valdinosit
hordhi tartare. Prenë me shpatë çdo gjë të gjallë. Kuajt e tyre fëmijët i
kanë shkelur, grave qelbanikë e të egër, qafat ua kanë këputur. Vunë
bagëtinë përpara, ua futën flakën stogjeve, stallave e shtëpive. Për më
pak se një ditë mbeti Valdinosi prapë i shkretuar, s’ mbeti në gotull gjë
tjetër përveç insekteve.
Kaluan disa javë nga ajo ditë e mynxyrshme. Qelbësirën e kufomave
shpërlanë shirat, çakejtë i shqyen të tjerët. Eshtrat e njerëzve zbardhën
në diell të cilin s’kishte më frymë ta adhuronte.
Dhe atëherë, kronisti shënoi ndodhi ringjallja, u ul nga Kroi i Zanave,
doli nga strofulli mbi Shpellën e Ujkut, Plaku. E kishte mjekrën e dendur
laramane, në dorë mbante një shkop prej thane. Duke trokitur me të
nëpër buqa, shkoi zhurinës si ndonjë fantazmë që valëvitej. Shikoi nëpër
luginë, e futi kokën në secilin kënd të fëmijërisë së vet të gjatë, i shfletoi
në kujtesë faqet e jetës së vet të pafundme. Në mbrëmje, perëndim të
Diellit, u kthye në breg të gjirit, u ul në skele, duke pritur të fillojnë ditët
e pleqërisë së tij të gjatë.
Dhe nisi të përsëriste në vete, duke pëshpëritur në lutje:
“Kohë e tillë ishte, kohë e tillë ishte!..”
(Jovan Nikolaidis: “Valdinos”, (pripovijesti), “Zeleni svesci” Zagreb - Ulqin, 2008)
|