Header image  
Edicioni 5 Durrës 21 - 27 shtator 2009  
  
 
 
 
 

 
 

Kim Mehmeti/ Maqedoni



Kim Mehmeti ka lindur nė fshatin Gėrēec, Shkup nė vitin 1955. Ėshtė i njohur si romancier, tregimtar, eseist, polemizues, publicist dhe pėrkthyes nga gjuha maqedonase nė gjuhėn shqipe dhe anasjelltas. Kim Mehmeti ėshtė njė ndėr themeluesit e sė pėrjavshmes “Lobi” e cila botohej nė Shkup nga viti 2001 deri nė vitin 2006. Ka qenė redaktor i revistės pėr kulturė “Jehona” (Shkup), redaktor i veprimtarisė botuese pranė SH.B. “Flaka e vėllazėrimit” (1991-1992). Ai ka punuar gjithashtu edhe si koordinator i veprimtarisė botuese pranė Institutin Shoqėria e Hapur – Maqedoni. Mė pas ka punuar si kryeredaktor pėr Maqedoninė i Rrjetit Informativ Evropian (AIM) dhe ka qenė edhe koordinator i kėtij rrjeti pėr Ballkanin Perėndimor (1993-2003). Nga viti 1997 deri nė vitin 2003 ka qenė drejtor ekzekutiv i Qendrės pėr Bashkėpunim dhe Mirėkuptim Multikulturorė nė Shkup. Kim Mehmeti ėshtė nismėtar i shumė iniciativave qytetare nė Maqedoni dhe nė rajon. Pėrveēse nė gjuhėn amtare, shqip, Kim Mehmeti shkruan dhe boton edhe nė gjuhėn maqedonase.

Punimet e para letrare i ka botuar nė fillim tė viteve tė shtatėdhjetė tė shekullit XX nė revistat kroate. Kim Mehmeti ėshtė rrėfimtar i lindur. ai nuk u nėnshtrohet shablloneve, por i dorėzohet qėndismės sė lėndės sė vet rrėfyese. Andaj proza e tij ėshtė e veēantė dhe tėrheqėse. Thjesht ajo e rrėmben lexuesin dhe e shpie drejt thellėsive joshėse nga shkon imagjinata e tij e bujshme, e cila shtrihet nga fantazmagoria e sė vėrtetės dhe reales deri te irealja dhe fantastikja. Fati, si peshore e jetės, ėshtė ai qė pėrcakton krijimtarinė e kėtij autori. Veprat e Kim Mehmetit janė pėrkthyer nė gjuhėn gjermane, franceze, bullgare, turke, kroate dhe nė gjuhė tjera.


Tituj tė veprave tė Kim Mehmetit
“Pluhuri qė mbinė” - pėrmbledhje tregimesh
“Dėnesje” - pėrmbledhje tregimesh
"Bolero" - pėrmbledhje tregimesh
"Fati" - pėrmbledhje tregimesh
"Fati i Fatushės" - pėrmbledhje tregimesh
“Lulehėna” - pėrmbledhje tregimesh
"Fshati pa varreza" - pėrmbledhje tregimeshv "Shtatė net dėnesje" - roman
"Fshati i fėmijėve tė mallkuar" - roman
“Atje dhe dikur” - roman
“Ritet e Nishanes” - roman



Djaloshi qė mblidhte pendė

Edhe sot nė atė fshat flitet pėr djaloshin e bukur dhe tė heshtur. Thonė se mburrej me bukurinė e vet po aq sa edhe dashuronte vetminė. Ata qė e mbanin mend, me plot dėshirė presin t’i pyesėsh pėr tė. “Ja e shihni atė shtėpi tė vendosur nė mes tė asaj lulishteje?! I vėreni ato dritare qė janė tė mbuluara me ngjyra tė ylberit? Aty jetonte dikur bukuroshi i fshatit tonė!” - do t’ju thonė nėse shohin se nuk e keni ndėrmend tė pyesni pėr tė. Dhe thellėsisht do tė ofendohen nėse nuk e vizitoni shtėpinė e tij. Nėse nuk tregoni interesim pėr tė shfrytėzuar gatishmėrinė e tyre qė t’ju rrėfejnė si jetohet nė atė fshat. Gjithmonė rrėfimin e fillojnė me ndonjė ngjarje tė sotme qė me mjeshtri dhe pahetueshėm tė shtegtojnė nė kohėrat derisa ende ishte gjallė djaloshi, i cili sipas rrėfimit tė tyre, tėrė jetėn e kishte kaluar nė vetmi. Me dashuri tė veēantė stolisin ndodhitė pėr tė edhe me gjėra qė mund t’ju tingėllojnė tė pabesueshme. Kėshtu qė ėshtė e pamundur tė mos zgjohet nė ju kureshtja dhe tė mos shtroni pyetje se cili ka qenė ai djalosh qė ishte vulosur nė kujtesėn e pleqve tė fshatit po aq sa edhe vet e kaluara e tyre. “Sa djalė sekret ishte...!” - do tė psherėtijė plaku i parė, tė cilin veēanėrisht do ta gėzojė dėshira juaj tė dini ku ndodhet shtėpia dhe varri i bukuroshit tė dikurshėm, i cili vite tė tėra kishte shqetėsuar fshatin me qetėsinė dhe buzėqeshjen e vet. Dhe posa tė ēoheni nė gishta duke pritur qė bashkėbiseduesi juaj t’ju tregojė me dorė drejt ndonjė pullazi tė vendosur nė mes tė kopshteve tė mbuluar me gjelbėrim, plaku nė tė cilin keni rastisur do tė fillojė tė ankohet se druvarėt presin pyllin pa mbajtur llogari pėr ripėrtėritjen e tij. Me vonesė do ta kuptoni se rrėfimi ashtu i filluar i plakut nuk ka aspak pėr qėllim tė zgjojė te ju keqardhje pėr dėmtimin e pyllit, por tė shtroni edhe ndonjė pyetje pėr djaloshin. Sepse, posa tė ktheni kokėn kah pylli, plaku do t’ju kėrkojė tė shikoni lisin e lartė qė duket nė hyrje tė tij, duke theksuar se aty pushonte djaloshi sa herė qė dilte nga pylli para se tė lėshohej nata. Me atė ju jeni kapur nė rrjetėn e rrėfimit tė tij dhe ėshtė e pamundur tė mos thoni zėshėm: “Ē’ka mund tė presėsh tjetėr prej njė druvari tė lodhur nga puna e pėrditshme!” Ai ėshtė sinjal i padyshimtė se ndjellja e plakut ėshtė e suksesshme dhe se mund tė fillojė rrėfimi i ngadalshėm dhe i pėrpiktė pėr djaloshin tė cilin tė moshuarit e rrallė ende e kujtojnė dhe e pėrshkruajnė si bukurosh tė heshtur. Tė vetmuar dhe tė dhėnė pas punėve tė veta tė cilat ēdonjėri nė fshat i komentonte sipas dėshirės. Thjesht, njė nga ata tė rinj qė mund tė haset edhe nė mjedise tė tjera dhe sjellja e tė cilėve del jashtė kornizave tė imponuara, si rregull i tė jetuarit dhe bėhen temė e analizave tė atyre pėr tė cilėt populli thotė se harxhojnė bukėn e vet duke u lodhur pėr hallet e botės. I bukur, pėrsa u takonte pjesėve tė zbuluara tė trupit, por nga ana tjetėr enigmė qė ecte nėpėr fshat thuajse vetėm sa pėr tė ringjallur hutimin dhe sa pėr ta shtuar kureshtjen te fėmijėt dhe te tė rriturit. Jetonte nė njė shtėpi dydhomėshe dhe mė kot bashkėfshatarėt mundoheshin tė zbulojnė ndonjė ngjashmėri nė mes karakterit tė tij me tė prindėrve tė ndjerė, tė cilėt i kujtonin si shtėpiarė tė zellshėm qė respektonin vetveten, fqinjin dhe banorėt e atij fshati, i cili as qė posedonte ndonjė veēori qė do t’ia shtonte namin apo do ta bėnte ta pėrflisnin banorėt e fshatrave tė tjerė. “I mbushi vitet, por nuk i kujtohet tė mjerit tė martohet!” - thoshin me keqardhje plakat e fshatit gjersa e shikonin si shėtiste rrugėve. “Sa i bukur qė ėshtė!” - ofshanin vashat dhembshėm ngaqė u vinte keq qė ajo bukuri tė mbetej e paharxhuar dhe tė mos u takonte atyre. Kishte edhe tė atillė qė pa ndonjė qėllim tė keq e ndalnin nė mes tė rrugės dhe e pyesnin se ēfarė halli e mundon, pse nuk dilte nė shesh tė fshatit qė ta shihnin dhe t’i takonte tė tjerėt. Ai vetėm buzėqeshte, murmuriste diēka tė paqartė dhe nisej drejt pyllit apo nga shtėpia e vet ku futej brenda dhe i mbyllte dyert thuajse frikohej nga vizita e ndonjė mysafiri tė paftuar. Nuk ishte jeta e tij qė e kalonte nė vetmi e as heshtja, e cila i ishte bėrė aleatja e vetme nė pėrditshmėri, ajo qė e bėnte tė veēantė, tė flitej pėr tė dhe tė rrėfenin edhe nė fshatrat e afėrt. Nuk i ēuditeshin njerėzit pse tėrė natėn mbante dritat e ndezura nė dhomat e veta, sepse ajo u ndodhte edhe tė tjerėve, por habiteshin pse sa herė qė braktiste shtėpinė nisej drejt pyllit dhe zhdukej nė thellėsitė e tij. Shėtitjet e tij nxisnin rrėfime nga mė tė ēuditshmet. Disa thoshin se nė thellėsinė e pyllit ekzistonte njė shpellė ku djaloshi hynte qė aty tė gjurmojė pas njė thesari me para dhe stoli tė vlefshme. Tė tjerėt pėrbetoheshin se e kishin parė duke u ngjitur nėpėr drunjtė e lartė dhe se imitonte zėra tė llojllojshėm pėr t’i gėnjyer shpendėt t’i afroheshin. Shkon nė pyll aq shpesh qė fshehurazi tė takohet me tė dashurėn e vet, shtonin gratė duke puthur bukėn nė shenjė tė betimit dhe theksonin se me sytė e tyre e kishin parė sesi ēonte dashuri nė mes tė pyllit me njė bukuroshe emrin e sė cilės nuk e zinin me gojė. Mos e teproni me ato trillime, qesheshin tė rinjtė e fshatit kur dėgjonin tė flitej pėr moshatarin e tyre tė cilin as qė e njihnin sa duhet sepse kurrė nuk u bashkohej, ai shkon nė pyll qė tė bėj atė qė bėjmė ne sa herė qė na mbushen herdhet dhe nuk kemi ku t’i zbrazim. Meqenėse nuk bėhej fjalė pėr ndonjė sekret qė kėrkonte shumė mjeshtri pėr t’u zbėrthyer, fshatarėt vendosėn qė dy-tre veta ta ndiqnin dhe njėherė e pėrgjithmonė tė bindeshin se cili ishte shkaku i shėtitjeve tė shpeshta tė djaloshit nėpėr pyll. Edhe atė jo pse gjithaq u ishte e rėndėsishme tė dinin ku harxhonte ditėn njė nopran, por pėr shkak se gratė e tyre linin pa bėrė punėt e shtėpisė duke i treguar njėra-tjetrės se ēka kishin dėgjuar mė tė re pėr djaloshin e ēuditshėm. Edhe vashat lanė pas dore pajėn e nusėrisė dhe tėrė ditėn qėndronin nėpėr dritare qė ta shihnin atė kur kalonte rrugės me njė strajcė nė dorė. E ndiqnin me shikim derisa ngjitej kodrinės dhe zhdukej nė pyll. Mė kot nėnat e tyre mundoheshin t’i bindnin tė shikojnė gjilpėrat dhe penjtė e mėndafshtė me tė cilėt qėndisnin mindilat e nusėrisė; ato zgjasnin kokat drejt pyllit qė tė mos u shpėtonte pa parė djaloshi kur kthehej nė mbrėmje me njė buzėqeshje, e cila i joshte si asgjė tjetėr. Flitej se disa ēapkėne tė fshatit ngandonjėherė i viheshin pas dhe ktheheshin nga pylli me faqe tė kuqe dhe tė djersitura duke mos qenė tė afta t’u tregojnė asgjė tė tjerėve se vallė e kishin parė djaloshin e bukur dhe ē’bėnte mes lisave dhe drunajeve. Ata qė i caktoi fshati, njė ditė heshturazi iu vunė pas. E ndoqėn fshehurazi hap pas hapi. U kthyen disa orė pasi qė djaloshi doli nga pylli dhe u lėshua teposhtė qė tė mbyllet si rėndomė nė shtėpinė e vet. Hė de, na thoni se ēka bėnte ai dreq i mallkuar atje nė pyll, pyesnin tė paduruar banorėt qė kishin dalė nė shesh tė fshatit dhe prisnin tė dėgjojnė tė vėrtetėn e pakontestueshme, e cila do t’i jepte fund kėtij sekreti, i cili nuk u lejonte tė bėjnė ndonjė bisedė tjetėr pos tė pyesin dhe shtjellojnė jetėn e djaloshit. “Ai ėshtė i ēmendur!” - tha njėri nga ata tė cilėt asaj dite e ndoqėn hap pas hapi djaloshin. “Shėtit nėpėr pyll nė heshtje, mbledh zogj tė ngordhur dhe pendė shpendėsh”. “E pamė duke hyrė nė njė shpellė dhe qė andej doli me grushtet pėrplot me pendė bufi dhe lakuriqėsh “- tha tjetri dhe pranoi se kishin patur frikė tė futeshin edhe ata nė shpellė sepse posa kishte hyrė djaloshi ishte dėgjuar njė zė i ngjashėm me dėnesjen e foshnjės. “Ngjitej edhe nėpėr drunj dhe diē kėrkonte nėpėr foletė e braktisura tė shpendėve! Di tė flasi me gjuhėn e shpendėve sepse ata jo vetėm qė nuk i frikohen, por ndalen mbi supet e tij, apo i fluturojnė mbi kokė duke kėnduar” - shpjegonin ata dhe mundoheshin tė dėshmojnė se ndershėm kishin kryer detyrėn dhe nuk kishin lėnė hapėsirė pėr paqartėsi. “E pamė edhe duke...!” - filloi tė tregojė diēka njėri prej tyre, por pasi qė e shikuan hidhėrueshėm dy tė tjerėt, kafshoi gjuhėn me dhėmbė dhe nuk tha deri nė fund atė qė deshi tė tregojė. “Thuajini tė gjitha, sepse u porositėm ta shtjelloni e jo edhe mė shumė tė ngatėrroni sekretin!” - reaguan fshatarėt. Nuk kishte rrugėdalje. Duhej medoemos t’ju tregohej ēdo gjė, bile edhe ajo se te burimi pranė shpellės djaloshit i ishte afruar njė vashė e bukur me tė cilėn ishin larė sė bashku nė ujėrat e kthjellėt si loti. “Lėre, lėre kėtė se nuk ka tė bėjė me gjėrat qė na interesojnė” - tha njė nga fshatarėt dhe ua lehtėsoi punėn tė gjithė atyre qė i shtrėngonte frika mos pėrmendej emri i vashės sė tyre. Kjo kėrkesė ia lehtėsoi pozitėn edhe atij qė i ra nė hise tė rrėfente pėr ngjarjen qė kishin parė pranė burimit, jo pse do tė duhej ta zbulonte emrin e vashės, e cila pėrkėdhelte djaloshin e zhveshur cullak, por pse ishte e pahijshme tė shtjellonte detaje tė pista nė praninė e grave dhe fėmijėve. Nė tė vėrtetė, njė “ah” e lehtė qė i shpėtoi nga goja njė tė riu, dėshmonte se tė gjithė e kishin tė lehtė ta imagjinonin ē’kishte ndodhur te burimi dhe nė ēfarė pozite tė mundimshme ishin gjetur ata qė kishin ndjekur me shikim lojėn e trupave cullak tė dy tė rinjve. “Uh...!” - psherėtinė gra dhe burra tė bindur se djaloshi ishte njė budalla i mjerė tė cilin e kishin robėruar magji tė errėta dhe e detyronin tė bėjė punė tė ēuditshme. “Ajo nuk ka qenė vajzė e vėrtetė, por fantazmė qė i shoqėron ata trupi i tė cilėve ėshtė shndėrruar nė shtėpi tė xhindeve!” - tha hoxha. “Por, ne...” - deshi tė shpjegojė edhe diēka ai qė rrėfente pak mė parė, por gishti i hoxhės i drejtuar kah atij, tė gjithėve ua bėri me dije se nuk kishte ēka tė shpjegohej mė shumė. U kthyen nėpėr shtėpitė e tyre me njė ndjenjė lehtėsie, por tani edhe mė kureshtarė tė gjithė tė shihnin me sytė e vet atė qė rrėfenin ata dy-tre veta qė kishin ndjekur djaloshin nė pyll. Qė nga ajo ditė plot fshatarė kinse rastėsisht dilnin tė shėtisnin kodrinės pėrpjetė. Futeshin nė pyll dhe fshehurazi ndiqnin djaloshin hap pas hapi. Vashat e fshatit u hidhėroheshin nopranėve qė nuk e linin tė qetė djaloshin tė ecte nėpėr pyll. Nga dita nė ditė zvogėlohej numri i atyre qė lodheshin duke kėrkuar sqarim pse djaloshi aq shpesh fshihej nga shikimi i tė tjerėve nė thellėsitė e pyllit nė vend qė tė pastronte arat qė ia kishte mbuluar kullosa. Nuk i brente as kėrshėria e mėparshme qė tė shihnin se me ēka e mbushte strajcėn qė bartte mbi shpinė kur kthehej nga pylli. Sepse e kishin parė me sytė e vet duke e mbushur me pendė dhe e dinin se kur kthehej nga pylli duke kėrcyer nga gėzimi dhe i buzėqeshur kishte patur ditė tė begatshme; kishte gjetur pendė me ngjyra pėrrallore apo kishte rastisur nė ndonjė fėllėnzė qė moti tė ngordhur dhe tė tharė qė e kishte goditur ndonjė gjuetar, por nuk kishte mundur ta gjente as me ndihmėn e zagarėve tė stėrvitur pėr zbulimin e viktimės sė plagosur. Posa u kthye qetėsia nė fshat dhe gratė filluan tė bėjnė biseda nga mė tė rėndomtat, dikujt iu kujtua tė shtronte pyetjen pse i nevojiteshin ato pendė laramane. Pyetja e tillė zgjoi kėrshėrinė e mėparshme te banorėt e fshatit. Kjo pyetje sinjalizoi trazira tė brendshme te banorėt dhe bėri tė ditur se sekreti ende nuk ishte shpalosur deri nė fund. Nė ēastin kur burrat thuajse u binden se gratė dhe vajzat e tyre do tė harrojnė bukuroshin qė asnjėherė nuk mundje ta shohėsh nė shesh tė fshatit, por ose tė mbyllur nė shtėpi ose duke mbledhur pendė shpendėsh nėpėr pyll, filluan tė shtjellohen rrėfime lidhur me atė se pėr ēka i pėrdorte ai ato pendė shumėngjyrėshe. Edhe nė fshatrat e afėrta dėgjuan pėr djaloshin qė mblidhte pendė dhe njėsoj i xėgiste sekreti se pėr ēka i hynin ato nė punė. “Me siguri i pėrdor pėr tė mbushur jastėkėt dhe dyshekėt qė ta ketė gjumin sa mė tė rehatshėm!” - thoshin vashat faqekuqe dhe ėndėrronin shtratin e tij tė butė. Flitej se, vashat mė tė guximshme natėn e vizitonin fshehurazi dhe braktisnin shtėpinė e tij para se tė lindte dielli si tė pagoja. Nuk kishte zot qė mund t’i ēonte tė rrėfenin se ēka kishin parė dhe pėrjetuar. Pas vizitės sė parė i mundonte dėshira e zjarrtė qė sėrish tė ndiejnė ngrohtė¬sinė e shtratit tė tij. Asgjė nuk tregonin, as prindėrve dhe shtireshin se fare nuk e dinė qė vajzat e tyre natėn vizitonin fshehurazi djaloshin. Ata i shqetėsonte sėmu¬ndja, e cila i kapte me radhė gocat tė cilat njė herė vizitonin djaloshin e bukur; nė vend qė tė bėnin pajėn e nusėrisė, fshehurazi nga prindėrit, shėtisnin megjeve dhe kėrkonin fole shpendėsh pėr tė gjetur ndonjė pendė me ngjyra nga mė tė bukurat qė t’ia ēonin djaloshit, i cili nuk u hiqej mendsh. “Na i morri nė qafė ky pis i ēmendur vashat, dhe na e lodhi shpirtin me sjelljen e vet tė ēuditshme, e cila as tė pengon dhe as tė zė rrugėn, por ama nuk tė lė tė qetė dhe pa e lodhur kokėn me tė!” - thoshin fshatarėt duke shikuar dritėn e zbehtė nė dritaren e dhomės sė djaloshit edhe nė orėt e pasmes¬natės kur rastėsisht dilnin nė ēardak tė ēlodhen nga ndonjė ėndėrr e trishtueshme apo qė tė shohin yjet. “Atė duhet ta largojmė nga fshati!” - propozonin tė rinjtė duke vėshtruar me ēfarė qetėsie djaloshi nisej drejt pyllit dhe kthehej nė shtėpi para se tė lėshohej nata me strajcėn plot pendė dhe shpendė tė ngordhur. “Ai ėshtė magjistar, i cili pendėt i pėrdor pėr tė bėrė ilaēe me tė cilėt shėron zjarrin rinor tė vashave tė fshatit!” - thoshin plakat qė rrinin ulur pranė kroit duke mos lėnė pa pėrmendur se diēka tė tillė nuk mbanin mend as ato, as pleqtė e mėparshėm qė tani i kishte shkrirė dheu. “Thonė se pasi ua shkul pendėt shpendėve tė ngordhur, i var nė mur ku qelben dhe krimben!” - shtonte ndonjė plakė qė kishte imagjinatė mė tė zhvilluar. Shkurt, askush nuk kishte mundėsi t’i ndalte fjalėt e botės qė njėherė kishin marrė dhenė: ēdokund flitej pėr tė dhe thuajse as qė mund tė fillonte apo pėrfundonte ndonjė bisedė po nuk pėrmendej djaloshi, i cili as qė e dinte se ishte bėrė preokupim kryesor i tė gjithėve nė fshat. Djaloshi atė nuk e dinte as asaj dite kur mbylli me dry dyert e shtėpisė dhe me valixhet nė duar u nis rrugės sė fshatit. Sa u habitėn fshatarėt pėr shkak tė valixheve qė bartte nė duar po aq i befasoi kur panė se ai nuk u nis si rėndom drejt pyllit, por teposhtė kodrinės. Shkonte nė njė drejtim tė panjohur. Fshatarėt e vėshtronin nga pak edhe tė gėzuar, sepse ja, ndodhi qė edhe ai i mallkuar njė herė ta ndėrrojė drejtimin. Aq mė shumė u gėzuan kur panė se nė mbrėmje nuk u kthye dhe se dritaret e dhomave nė shtėpinė e tij nuk i ndriēoi drita. Kaluan ditė, muaj dhe vite, por djaloshi as erdhi nė fshat e as u dėgjua diēka pėr tė. Largimi i tij nga fshati i shqetėsoi vashat qė e kishin vizituar. Ato tė mjerat ēdo ditė qėndronin nė dritare duke shpresuar se do ta shihnin si ngjitet kodrinės drejt fshatit. Shpresonin se ai do tė kthehet, se nuk do t’i harronte netėt qė kishte kaluar me to. Derisa vashat i lodhte pagjumėsia dhe ėndrrat pėr bukuroshin me tė cilin kishin kaluar plot net tė kėndshme, fshatarėt e tjerė shpeshherė i afroheshin shtėpisė sė tij duke i lodhur kėrshėria tė shohin ēka fshihej nė ato dhoma me dyer tė kyēura. Disa thonin se djaloshi kishte braktisur shtėpinė meqenėse dhomat i kishte mbushur pėrplot me pendė dhe nuk kishte mė as ku tė flinte e lėre mė tė lėvizte. Kur dėgjonin pohimet e kėtilla, vashat qė kishin parė brendinė e shtėpisė sė djalit, por nuk guxonin tė tregonin, thoshin nė vete: “Sa budallenj qė jeni! Ato dhoma janė tė mbushura plot me piktura dhe bukuri pėrrallore! Jo vetėm qė i ka mbushur jastėkėt dhe dyshekun, por edhe muret i ka mbuluar me pendė tė larmishme!” Njė ditė, fshatarėt vendosėn t’i ēelin me dhunė dyert e dhomave tė djaloshit. Kur hynė brenda mbetėn si tė shtangur; muret ishin tė mbuluar me pendė dhe me plot piktura nga mė tė bukurat. Edhe perdet ishin tė bėra nga pendėt shumėngjyrėshe me kujdes tė radhitura dhe pėrbėnin njė mozaik pėrrallor. Dhomat ishin tė pastra dhe tė rregulluara si mė mirė. Askund nuk vėrehej ndonjė pendė e hedhur e jo mė diēka tjetėr. Nė njė raft qėndronin tė radhitura disa shishe tė mbushura me pluhur me ngjyra tė ndryshme. Atėherė ata kuptuan se djaloshi i bluante pendėt e shpendėve duke bėrė nga pluhuri i tyre ngjyra qė i pėrdorte pėr tė pikturuar. Disa enė, tė cilat gjithashtu qėndronin me kujdes tė radhitura nė raftet e dhomave ishin tė mbushura me lėng tė kuqėrremtė. Ajo ishte rrėshirė e shkrirė tė cilėn e pėrdorte pėr ta pėrzier me pluhurin e bėrė nga pendėt e bluajtura. Kėshtu bėnte ngjyra tė veēanta me tė cilat pikturonte. “Sa piktura tė bukura!” - mahniteshin fshatarėt duke zgurdulluar sytė nė peisazhet dhe hapėsirat pėrrallore qė kishte pikturuar djaloshi. Mbyllėn dyert e dhomave dhe u kthyen nėpėr shtėpitė e veta. Asnjeri prej tyre nuk mori vesh se, pėr djaloshin qė ata e llogarisnin tė krisur, kishin shkruajtur tė gjitha gazetat e botės duke e lavdėruar se pėrpos pikturave tė mrekullueshme kishte befasuar botėn edhe me ngjyrat e veēanta pėrbėrjen e tė cilave nuk mund ta zbulonin as njohėsit mė tė mirė tė kemikaleve. Aq ua bėnte fshatarėve se ēka shkruanin gazetat dhe ēka mendonte bota pėr bashkėfshatarin e tyre; ata dėshironin qė ai tė kthehej, tė ishte pranė tyre, ta shihnin si shkon drejt pyllit qė tė mblidhte pendė zogjsh dhe si kthehet i buzėqeshur nė shtėpi. Donin qė dritaret e dhomave tė djaloshit tė ndriēonin si dikur tėrė natėn. Sepse tani e dinin ē’bėnte natėn dhe se pa asnjė arsye i kishin rėnė nė qafė. Betoheshin nė vetvete se fare nuk do t’i hidhėrohen pse nuk shoqėrohej me ta e as do t’ia zinin pėr tė madhe pse natėn e vizitonin vashat mė tė bukura tė fshatit. I kaploi njė shqetėsim i llahtarshėm shumė mė i fuqishėm se ai qė i mundonte kur mundoheshin tė zbėrthejnė sekretin lidhur me sjelljen e tij. Ky shqetėsim i bėri qė tė pyesnin njėri-tjetrin: “Mos ke dėgjuar diēka pėr djaloshin e fshatit tonė! Vallė kur do tė kthehet!” Shikonin rrugės nga kishte ikur duke shpresuar se ai do tė vijė, i heshtur dhe i buzėqeshur mu si atė ditė kur braktisi fshatin. Erdhi, erdhi bėrtitėn njė pasdite nė fshat tė gjithė qė kishin zė dhe gojė duke kumtuar lajmin e gėzueshėm dhe tė gjatėpritur. Askush nuk shtroi kundėrpyetjen se kush ishte ai qė arrinte dhe qė ēoi nė kėmbė tė madh dhe tė vogėl, bile edhe ata tė cilėt me njė kėmbė qėndronin buzė varrit. Tė gjithė dolėn nė rrugė qė tė zinin vend sa mė tė pėrshtatshėm dhe tė shihnin nga afėr djaloshin qė i afrohej fshatit. U mbush rruga kryesore e fshatit deri te kthesa nė hyrje tė tij. Shtyheshin fshataret nė mes tyre, por pėr ēudi fare nuk i hidhėroheshin njėri-tjetrit kur ndodhte padashurazi qė ndonjėri t’ia shkelte kėmbėn tjetrit apo kur ndonjė plakė e pakujdesshme atij pėrpara vetes ia ngulte bastunin thellė nė shpinė. Dritaret e shtėpive qė qėndronin skaj rrugės u mbushėn me kokat e grave dhe fėmijėve nga kishin pamje edhe mė tė bukur se ata qė qėndronin nė rrugė. Gratė, ato llafazane qė sikur t’ua mbyllje gojėn do tė flisnin me veshė, tani heshtnin si troftat nė lumė dhe shikonin pingėrr drejt kthesės nė fund tė fshatit nga duhej tė arrinte ai tė cilin tėrė fshati e priste me padurim. “Kini kujdes dhe mos i shtroni pyetje tė panevojshme!” - u tha hoxha fshatarėve. Fjalėt e tij i gėlltiti ajo mizėri njerėzish qė kishte braktisur shtėpitė dhe tani kishte vetėm njė qėllim; tė jetė sa mė afėr atij qė do tė kalonte rrugėve tė fshatit. “Oh!” - klithi njė plakė nga dhembja qė ia shkaktoi pickama e papritur e duarve tė njė mustaqoku qė i qėndronte mbrapa. “Tė re tė dashuroja, por tė plakur do tė tė pėrdhunojė!” - dėgjoi ajo fjalėt e tij, por nuk pati kohė t’i thotė se edhe ajo nė rininė e vet shumė e kishte dashur, se pėr net tė tėra gjumi nuk e kishte zėnė duke menduar pėr tė, sepse nė atė ēast fshatarėt filluan tė brohorisin duke shikuar drejt kthesės nė fund tė fshatit ku u paraqit djaloshi. Paraqitja e tij ua shtoi tė skuqurit nėpėr fytyra vashave qė ishin ngjitur dhe fėrkonin vithet e tyre nė prehrin e ndonjė tė riu. Tė gjithė shikonin djaloshin, i cili ecte pėrpjetė kodrinės drejt fshatit. Hapėronte lehtė dhe ngadalė duke u luhatur. Kaloi pranė fshatarėve qė hiqeshin anės qė t’i lėshojnė udhė, por fare nuk dėgjoi pėrshėndetjet e tyre. Dukej i lodhur. Buzėqeshjen thuajse e kishte humbur diku rrugės duke u ngjitur kodrinės. Ēeli dyert e dhomave, hyri nė atė ku ishte krevati dhe u shtri. Shikonte pikturat e shumta qė stolisnin muret, tė cilat me aq ėndje i kishte pikturuar. E kapluan djersė. Por djersė gjaku, tė cilat ia skuqnin duart sa herė qė fshinte ballin. Tėrė trupin ia mbulonin pika tė kuqe. U skuq edhe ēarēafi i bardhė i krevatit. Kur nė dhomė hynė disa vasha tė reja t’i dėshironin mirėseardhje, mezi ēoi kokėn t’i pėrshėn¬deste. “Tė paskan helmuar!” - klithėn ato, tė cilat me padurim prisnin kthimin e bukuroshit qė dikur, nė netėt me plot yje u lejonte ta shikojnė ndėrsa pėrziente pluhurin e bluar nga pendėt e zogjve me rrėshirė dhe bėnte ngjyra sekrete qė nuk i njihte asnjė piktor tjetėr. Kur shtrihej tė pushonte mbi dyshekun e butė tė mbushur me pendė, i merrte pranė vetes. Atyre u bėhej se dėgjonin kėngė bilbilash derisa ai i ledhatonte. “Ta paskan helmuar gjakun!” - belbėzonin ato duke ia fshirė djersėt nga tė cilat u skuqeshin duart dhe mindilat e mėndafshtė. Ai asgjė nuk fliste. Zdėrvidhej nė krevat duke mos u ankuar fare nga ndonjė dhembje apo shqetėsim. Mė nė fund trupi i tij u qetėsua. Mbylli ngadalė sytė dhe nė dhomė jehoi kuja e vashave tė trishtuara nga vdekja e beftė e bukuroshit tė cilin aq shumė e dashuronin. Vaji i tyre grumbulloi tėrė fshatin te shtėpia e djaloshit. Tė gjithė qanin. Tė nesėrmen e varrosėn tė riun. As hoxha i fshatit nuk dinte tė shpjegonte pse asaj dite, ndėrsa fshatarėt hidhnin tė lagshtė mbi trupin e tij, qiellin mbi varrezat e mbuluan shpendėt dhe bėnė njė hije, e cila sa i trishtoi po aq i freskonte. Fluturonin duke u pėrplasur njėra me tjetrėn por as krakėllinin, as kėndonin. Duke u ndeshur nė mes tyre u shkuleshin pendė, tė cilat binin mbi kokat e fshatarėve. Vendi ku varrosėn djaloshin u mbulua me pendė laramane tė shpendėve tė llojllojshėm qė fluturonin mbi kokat e fshatarėve. Kur pėrfunduan varrimin dhe u nisėn tė hutuar drejt shtėpive tė veta, edhe shpendėt u shpėrndanė. Pas vdekjes ai edhe mė shumė u bė pjesė e bisedave tė pėrditshme. Banorėt e fshatit kėrkonin shpjegim pėr vdekjen sekrete dhe tė papritur tė tij. Si edhe pėr sjelljen e ēuditshme tė shpendėve. Sqarime tė llojllojshme bluanin kokat e tė gjithėve pos foshnjave qė as mund tė mendonin dhe as e dinin ēka i mundonte tė rriturit. Jo, nuk e kanė helmuar tė tjerėt, por helmin vet e ka futur nė trup nga pakujdesia, kundėrshtonin ata qė jepnin shpjegim tė kundėrt nga ai se djaloshin, disa ditė para se tė kthehej e kishte helmuar njė vajzė ziliqare, e cila nuk ishte mundur tė bindej se ai do tė kthehej nė vendlindje qė tė vazhdojė dashurinė me vashat qė e prisnin. Dhe shpjegonin se djaloshi nga pakujdesia kishte lėpirė duart nė ēastin kur kishte pėrdorur ngjyrė tė bėrė nga pendėt e njė fėllėnzė, e cila kishte ngordhur nga kafshimi i gjarprit. Edhe sot e kėsaj dite nė fshatin e djaloshit nuk bėhet asnjė bisedė tjetėr pėrpos pėr sekretin e vdekjes sė tij. Vashat qė dikur fshehurazi e vizitonin natėn tani janė plaka tė rralla qė tė gėrmuqura ecin rrugėve tė fshatit. Pėshpėritin emrin e tij dhe rregullisht ia vizitojnė varrin. Ia stolisin me lule dhe mindila tė mėndafshtė nusėrie. Dhe i mbledhin pendėt e shpendėve, tė cilėt edhe tani shpeshherė, sipas ndonjė urdhri sekret, grumbullohen dhe fluturojnė me orė tė tėra mbi varrin e djaloshit. Me ato pendė vashat e fshatit mbushin jastėkėt e nusėrisė ku do tė vėnė kokėn natėn e gjerdekut. Thuajse ēdo ditė ndonjė plak qėndron ulur mbi varrin e djaloshit qė dikur mblidhte pendė shpendėsh. Duke dėnesur mbi varrin e tij ata shmangin frikėn nga vdekja dhe shpresoj¬nė se pasi t’i mbyllin pėrgjithmonė sytė do tė shtegtojnė nė kaltėrsinė e ėndrrės sė pavdekshme ku i priste djaloshi, i cili kurrė nuk u hiqej nga kujtesa. Duke hapė¬ruar rėndė pėr ēdo ditė niseshin edhe drejt shtėpisė sė tij dhe atje pastronin dhomat, tė cilat qėndronin tė rregulluara mirė thuajse ēdo ēast do tė kthehej pronari i tyre. Kujdeseshin pėr pikturat qė tė mos i mbulonte pluhuri. Dhe rikujtonin netėt kur kishin mbėshtetur kokėn nė jastėkėt e mbushur me pendė shpendėsh dhe tė qėndisur me pe mėndafshi. Shikonin mallėngjyeshėm perdet e bėra nga pendėt dhe atė mozaik madhėshtor nėpėr tė cilin pėrbiroheshin rrezet e diellit apo tė hėnės. Shpeshherė, nė orėt e mesnatės nė ndonjė nga dhomat dėgjohej dėnesje e dhembshme. Qante ndonjė nga plakat e sotme tė fshatit, e cila e zhytur nė heshtjen e kujtimeve shtegtonte nė thellėsinė e pikturave tė radhitura nė mur. Dhe nė ato thellėsi ku valėviteshin ngjyrat e pėrziera tė ylberit rinor e pėrkėdhelte puhiza e freskėt qė nuk i braktiste dot pikturat. Shtėpinė e vizitonin edhe pleqtė, mocanik e rrallė tė dikurshėm tė djaloshit. Uleshin nė kopshtin pėrpara shtėpisė dhe vraponin nė imagjinatėn pas ditėve tė largėta kur jo qė e urrenin apo ia kishin zili mocanikut tė tyre, por habiteshin sesi e kishte zbuluar mėnyrėn e tė jetuarit qė t’i mjaftojė vetvetja. Sa gėzoheshin kur u afrohet ndonjė i huaj, i cili pyeste pėr djaloshin e bukur. I bėnin vend pranė vetes dhe gjatė e gjerė i rrėfenin pėr bukuroshin, i cili jetoi dhe vdiq nė heshtje. Ata janė gjithmonė tė gatshėm t’ju tregojnė edhe detaje tė tjera pėr shtėpinė e tij, e cila qėndron e zbrazur. Nuk e lėnė pa theksuar me mburrje se mbi pullazin e saj ende nuk kishte ndodhur tė strehohej ndonjė qyqe. Pėrkundrazi, thoshin ata, netėve me hėnė pullazin e shtėpisė e mbulojnė bilbilat dhe zogjtė e natės, tė cilėt kėndojnė pa pushuar. Pleqve tė fshatit u pėlqen t’i shoqėrojnė tė huajt qė vizitojnė shtėpinė e djaloshit dhe tė rrėfejnė pėr tė jo vetėm pse u jepej rasti tė ringjallnin tė kaluarėn e tyre, por qė tė pushonin trupin e rraskapitur nė kopshtin qė ishte shndėrruar nė lulishte. “Po, po asaj dite shpendėt mbuluan qiellin mbi varreza dhe u ngjanin reve tė pėrbėra prej pendėve laramane...!” - do t’ju thotė tregimtari plak nė tė cilin keni rastisur nė momentin kur do tė hetoj se nuk e dėgjoni kujdesshėm. “Tė lutem mė thuaj si e shpjegoni sjelljen e tillė tė tyre....” - medoemos do tė pyesni ngutshėm tė nxitur nga dėshira e zjarrtė qė tė dėgjoni diēka mė shumė pėr atė ngjarje thuajse tė pabesueshme. Ende pa pėrfunduar ju pyetjen, plaku do tė ēohet nė kėmbė dhe do tė largohet thellėsisht i ofenduar si keni mundur rrėfimin pėr bukuroshin e fshatit tė mos e ndiqni me vėmendje. Dhe kurrė mė asnjeri prej tyre nuk do t’ju pėrfillė sikur edhe tė kėrkoni njėmijė herė falje pėr sjelljen tuaj jokorrekte.

 

 
 

 
 
Pjesmarrësit