ajo thotë: të dukem e huaj ty
të dukem e huaj ty të dukem e huaj
çfarë më kap syri është përshkruar tashmë
gjithë ç’më sheh syri
(me germa mbushur pamja)
njerëzit me të cilët flas
janë zhyer me parulla
ajo thotë: në djall çka besova
ti ti më merr për të huaj ti
ajo që ndjej kryhet mjeshtërisht
gjithë çka ndjej
(ndershmëria lind në zemër)
atë që mendova s’e shpreha
do isha e lumtur të harroja |