Vër kokën mbi gjunjë si copë tullë,
e kundro
se kthehet tek vetja pendimi i ngrohtë.
***
Një e lartë shtyllë drite kokën shtyp mbi mur
(qyteti je ti, dhe mu prapë ti je
i njëjti idiot)
krahu i asaj ndjenje që derdhet si
sherbet i trashë anijeje përgjumë,
sytë gjysmë-mbytur mbaji përdhe
të shquash e ënjtur me kokërdhokë peshku,
penxheret e bakrit përnën vezë
barku i peshkut zemërka është përplot
penxhere të mbushura me dritën e diellit
kutërbimin e ëmbël të pendimit
që sjellin me ajër që ngjitet
dhe shqitet me cipat e gjurit.
Retinat janë velzat
e syrit që kam mbajtur në ballë ka do kohë.
Refren (disa herë)
(qyteti je ti, dhe mu prapë ti je
i njëjti idiot.)
|