Të eturit lypin kujtesë-
Herët pa zbardhur diku
Tufani niset mëngjes
Deti ku nis këtu?
Mesdita afrohet
nën gjuhë
Plas gjelbër e ndez qirinj
Qirinjtë nuk janë këmbësorë
Të ecin e digjen të shkretë,
Po gjethe ulliri në kor
Mëtojnë shpuzë të zbehtë
Fëmijët zhvishen nga gjethet, të bukurat shtegtojnë nën ujë-
Shkrin dallga, vjedh gjinjtë e bletëve
Shkrep vetja për etjen ndër gjunj’!
Deti ku nis këtu? Tufanet kërcejnë këmbësorë –
Shkrin gjelbër njeriu, plot gjuhë
Shkrep shpirti im…
... pa kor…
|