Unë çaj përmes ajrit transparent
Disa më thonë që kam talent
Veshët më dëgjojnë një këngë mjelme
Po këndon e vetme
Me mall për të djeshmen
Frikë-në-një-qytet-pa-dritë
Një mjerushë po jep shpirt
Vetëvrasje e pamëkatshme
E përgjakshme…. .. . . . …. .. . .
Rrethprerje vaginale
Kënaqësi banale------momentale
Unë largohem përtej qiellit, prapa diellit
Një gurë varri pa emër
U ngrit për një femër
Të bukur, si flutur - me krahët e këputur
|