edhe ti Brut?
të kisha mik o i pabesë sa më ngjall ndot gjithë kjo heshtje
unë qeshë bamirësi yt gjithmonë ti tradhëtar që kurrë s’më deshe
atë pak dije që i pate të ndiha më shumë që t’i shtosh
kupat që pimë krejt i përmbyse nise mes t’mirave të harbosh
të dhashë shpatë veten të mbroje
në shpatën time tash do më shkosh?
edhe ti Brut?
njeri i prujtë mbetur pa nder rrjedhur nga trutë
zhytur në llum e bërrnut hut i hutuar bashkë me të tutë
gjaku gjer në gju tutje tëhu o bukëshkelës mendjeharbut!
i përlyeri e kryendyri
i një taborri plot neveri
bukën që kishim bashkë e ndamë
por paske qenë gjarpër në gji...
ishin gjithsej njëzetë e tre
plagët e mia por ndër to
kama e Brutit vdekjen ma pruri
vetëm ajo
e s’ishte peng froni që e humba, as mbretëria plot lavdi
as pushteti që m’u përmbys, e as gruaja me sy të zinj
por kamë e Brutit shpirtin ma shkuli mes tokës e qiellit tash unë endem
pa u shlyer kjo tradhëti kurrë s’kam për të gjetë prehje
gjersa kama të më shkulet ikur prej botës së të vdekurve…
|