Header image  
Edicioni 4 Durrës 22 - 28 shtator 2008  
  
 
 
 
 

 
 
Poeteka 2005

 

POETEKA I nisi në Portën e Murit Bizantin të qytetit (i cili sot quhet Porta POETEKA) nën sirenat e anijeve, tingujt e instrumenteve dhe zërave muzikorë si dhe me prani të kulturës detare, traditave vendase në vitikulturë e kulinari dhe aspekte të turizmit kulturor.


Nga shtatori, deri në dhjetor 2004, POETEKA  zhvilloi 13 takime me pjesëmarrjen e 21 poetëve shqiptarë midis të cilëve edhe Ervin Hatibi, Luljeta Lleshanaku, Arian Leka, Agron Tufa, Gentian Çoçoli, Xhevahir Spahiu, Sadik Bejko, Ruzhdi Gole, Genta Minga, Alket Çani, Aleksandër Çipa, Merita Thartori, Demir Gjergji, Çelo Hoxha, Mimoza Mezini etj. si dhe 4 poetëve të huaj Claudio Pozzani, Maria Teresa Castellana - Itali, Ferdi Muhiq - Bosnjë, Eliot Weinberger - SHBA). Kjo përvojë e vlefshme çeli rrugën e themelimit të Festivalit të parë Ndërkombëtar të Poezisë - POETEKA - Një vend për poezinë.

Në POETEKA 1 morën pjesë 50 poetë të ftuar nga Italia, Portugalia, Sllovenia, Rumania, Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi, mes të cilëve, Mircea Dinescu, Sibila Petlevski, Fernando Antunes, Edoardo Sanguineti (viva voce), Claudio Pozzani, Ferid Muhiq, Kata Kulavkova, Ali Podrimja, Agim Vinca, Milazim Krasniqi, Eqrem Basha, Basri Çapriqi, si dhe poetët më të shquar nga Shqipëria.

 

 

 

 

 
Poeteka 2005