Header image  
Edicioni 4 Durrës 22 - 28 shtator 2008  
  
 
 
 
 

 
 

Poeteka 2008 Njė javė evropiane me poezinė

POETEKA
Festivali Ndėrkombėtar i Poezisė
Edicioni IV
Durrės 22 - 25 shtator  2008
 

POETEKA (Njė vend pėr Poezinė)

Festivali Ndërkombëtar POETEKA, është një takim i përvitshëm poetësh, shkrimtarësh, përkthyesish dhe eseistësh nga Europa dhe më gjerë, që organizohet nga shoqata Poeteka, në bashkëpunim dhe partneritet me institucione të rëndësishme kulturore dhe sponsorizues të arteve në Shqipëri. Qendra e veprimtarive të Festivalit bëhet qyteti i Durrësit, i cili shndërrohet në një ‘Open City’ për poetët dhe poezinë, të cilët do të organizojnë veprimtari të ndryshme lidhur me poezinë dhe librin, por edhe veprimtari të tjera plotësuese, të karakterit njohës që fokusohen në pikat historike, në sitet e shumta arkeologjike, në vendet turistike që ofron bregdeti i Adriatikut.

Falë përvojës së mirë krijuar nga vitet paraardhëse, veprimtaritë e Festivalit POETEKA IV do të organizohen në bashkëpunim të ngushtë me MINISTRINË E KULTURËS, TURIZMIT, RINISË DHE SPORTEVE si dhe në partneritet të plotë me institucione të kulturës brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Kujtesë:
Në të tre edicionet e veta, Festivali Poeteka ka ftuar më se 200 poetë dhe shkrimtarë nga 20 shtete dhe ka organizuar mbi 90 veprimtari. Përveç programit artistik, Poeteka ka realizuar edhe një program paralel, të brendshëm me pelegrinazhe në vende me rëndësi të veçantë për poezinë, për traditën shqiptare të shkrimit poetik dhe të kulturës shqiptare në përgjithësi. Këto pelegrinazhe kanë tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve të Festivalit, për qendrat kulturore në Tiranë - Fakulteti Filologjik, Kështjella e Prezës, Galeria Zenit, Qendra e Leximeve e Për7tshme, Friends Book House, Galeria Kombëtare e Arteve, Piramida etj, por edhe Kështjellën e Beratit, Muzeun Onufri, Kantinën e Verës Çobo - Berat, Parkun dhe Muzeun arkeologjik në Apoloni, Kështjellën Rozafa dhe Universitetin në Shkodër dhe në 12 pika të rëndësishme kulturore dhe arkeologjike të qytetit të Durrësit.

Edicioni IV.
Këtë vit POETEKA do i shtojë shtegtimeve të saj edhe dy qytete të reja, Elbasanin dhe Krujën, të cilat do të përfshihen në program jo vetëm për këndvështrimin turistik dhe për vlerat kulturore dhe historike që ofrojnë, por edhe si pjesë e zgjerimit të konceptit të POETEKËS si një festival i hapur, me disa qendra të cilat ofrojnë një rikthim pozitiv të konceptit Provincia, për cilësi të njëjtë kulturore dhe hapje ndaj multicentrizmit.

Poeteka IV do të ofrojë për poetët, lexuesit e poezisë dhe pjesëmarrësit në veprimtari, një sërë ngjarjesh letrare dhe kulturore të formatuara sipas programit në: lexime letrare të formateve të ndryshme, diskutime të tryezës së rrumbullakët mbi poezinë, letërsinë për fëmijë, përkthimin, si dhe koncerte, performanca, ekspozita pikture, panaire të librit, një (ob)SESION mbi një temë- fokus, prezantime të letërsisë bashkëkohore dhe kulturave të pjesëmarrësve, në seancë – ad honores, një guidë nëpër vendet historiko-arkeologjike dhe turistike, si dhe disa botime letrare.

Përveç elementëve të shumtë të programit dhe zgjerimit të veprimtarive, POETEKA këtë vit do të fillojë promocionin për këtë veprimtari rreth dy muaj para fillimit të Festivalit. Kjo do të bëhet përmes kontakteve të drejtpërdrejta dhe shfrytëzimit të faqeve web të festivalit, ku kohë pas kohe, për të interesuarit do të publikohen, emrat e të ftuarve, pjesë nga krijimtaria e tyre, elementë dhe formate të veprimtarive. Gjithashtu, për një prani më aktive në festival, mediave do u vihen në dispozicion adresat e disa prej të ftuarve më të rëndësishëm të Festivalit, për t’i bërë ata të pranishëm përmes intervistave ekskulzive, shumë kohë para se ata të mbërrijë në Shqipëri.

Pjesėmarrėsit dhe Ēmimet

Deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Festival 22 poetë nga 15 shtete të Europës. Poetët pjesëmarrës do të konkurojnë me krijimtarinë e tyre për katër çmimet që POETEKA ndan çdo vit:
I. Çmimi LIBURNA (për poetin që ka botuar krijimtarinë me të mirë në faqet e revistës POETEKA gjatë vitit 2007-2008)
II. Çmimi NOSITI ( për përkthimin e librit me të mirë poetik të vitit nga gjuha e huaj në shqip apo nga shqipja në gjuhë të huaj)
III. Çmimi ONUFRI (për kontributin kritik letrar me të mirë të vitit, esenë për poezinë apo artet e tjera)
IV. Çmimi UNAZA POETEKA (për personalitetin poetik me të spikatur në Festival Poeteka)

Veprimtaritë qendrore:
1. Mbrëmja SPIRITUS - AD HONORES / Durrës
kushtuar një poeti shqiptar apo të huaj në përvjetor
2. Një europian në oborrin e mbretit Monun / Durrës
kushtuar letërsitë poetike europiane pak të njohur në Shqipëri
3. Fëmijëri mes librash /Tiranë – Ministria e Kulturës
Është një format i ri i Poeteka që do të organizohet si tryezë e rrumbullakët, bazuar në katër nëntema, si ftesë për debat:
4. Portreti i një përkthyesi si poet i fshehur
Ky do të jetë një format SCAN-AIR, krijuar enkas në Poeteka IV. Poetët-përkthyes do të paraqesin përmes eseve, diskutimeve, leximeve dhe intervistave përvojën e tyre në lidhje me përkthimin e poezisë.
5. Shkrimtar në Shqipërinë e sotme - (ob) sesion
Kjo temë, organizuar në një sesion të veçantë do të synojë të thellojë këndvështrimin mbi ato që jo shpesh bisedohen (ose bisedohen përciptas) si prania dhe roli i autorit në realitetin tipik shqiptar, rrethanat në të cilat ai shkruan, si perceptohen ata në hapësirën e gjerë të medias, marrëdhënia e tij me krijimin dhe përkthimin, dedikimi i tij ndaj lexuesit shqiptar dhe lexuesit të huaj, si ndikohet ky perceptim nga politikat promocionale të botuesit etj.
6. Autori në mikrofonin tim / është një risi tjetër në Poetekën e këtij viti
Kjo veprimtari ofron një seri aktivitetesh me pjesëmarrjen e autorëve të ftuar në Festival dhe gazetarëve të medias së shkruar dhe asaj audiovizive. Qëllimi është ofrimi i hapësirave më të gjera dhe prania më e madhe e këtij arti dhe këtyre personazheve “jopublikë”, përkundrejt formatit VIP dhe masskulturës. Bashkë-organizatorë të këtyre veprimtarive do të jenë TV që kanë në programacionin e tyre programe të veçanta për letërsinë, shtëpitë botuese, gazeta që kanë faqe të posaçme për kulturën si dhe revista e periodikë letrarë.
7. Leximet poetike të titulluara FormAline do të vijnë si risi e Poeteka IV. Këto do të jenë tendencë e leximeve intime, realizuar në vende të mbyllura dhe për publik të dedikuar ndaj poezisë, si një formë që shkon përkundër masskulturës.
7. Prezantimi i librave
Me këtë rast, POETEKA, do të botojë për herë të parë në shqip tri libra poetikë:
8. Veprimtari të tjera shoqëruese
DokuMental – është një format tjetër i transmetimit të inserteve filmike, akteve të ndryshme të performancës vizive me subjekt poetik, dokumentarë kulturorë e turistikë nga vendet pjesëmarrëse.
Gjithashtu Poeteka do të ketë në program edhe ekspozitë dorëshkrimesh të autorëve pjesëmarrës, koncerte muzikore, ekspozitë arti grafik, eeancë autografesh, seanca kaligrafie, itinerar turistik etj.

 

TROFEU UNAZA POETEKA

Fitues:
Sibila Petlevski (Kroaci, 2005)
Maria Lusia Spaziani (Itali, 2006)
Jevrem Brkoviq (Mali i Zi, 2007)

 

Për më shumë informacion kontaktoni në numrat e sipërshënuar, shkruani në mailadresat e mësipërme
ose vizitoni faqen www.poeteka.org ku do të gjeni hollësi të tjera mbi këtë veprimtari


 

 

 
Poeteka 2008