Header image
Cmimi i Akademise Kult
Aktiviteti Artistik i Vitit
Edicioni 5 Durrës - Elbasan - Berat - Tirane
21 - 27 shtator 2009
  
 
 
 
 

 
 

Poeteka 2009 Njė javė evropiane me poezinė

POETEKA
Festivali Ndėrkombėtar i Poezisė
Edicioni V
Durrės 21 - 27 shtator  2009
 

POETEKA (Njė vend pėr Poezinė)

Pjesėmarrėsit dhe Ēmimet

Edicioni e Pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, POETEKA (www.poeteka.org), i cili këtë vit organizohet pas shpalljes së kësaj ngjarjeje kulturore nga Akademia Kult si “Veprimtaria më e mirë e vitit”, do të mbledhë bashkë për një javë poetike 20 shtete pjesëmarrëse. Veprimtaritë e shumta, përveç fokusimit në autorë dhe personalitete të artit poetik nga rajoni e më gjerë, do të vijnë këtë edicion edhe me gjeografi më të zgjeruar, pasi poetët, përveç Durrësit, Beratit dhe Tiranës, si itinerar i përvithëm, do u shtojnë shtegtimeve të këtij viti edhe qytetin e Elbasanit.
Poetët pjesëmarrës do të konkurrojnë me krijimtarinë e tyre për katër çmimet që POETEKA ndan çdo vit:
I. Çmimi LIBURNA (i cili i akordohet një poeti shqiptar për kontribute në vite)
II. Çmimi NOSITI ( për përkthimin më të mirë poetik të vitit nga gjuha e huaj në shqip apo nga shqipja në gjuhë të huaj)
III. Çmimi KRITERION ( akorduar një organi letrar për kontributin në dobi të kulturës dhe artit)
IV. Çmimi UNAZA POETEKA (për personalitetin poetik me të spikatur në Festival Poeteka)
V. Çmimi PENA e Beratit (Çmim letrar që ofrohet për herë të parë nga Bashkia Berat në bashkëpunim me revistën Poeteka)

Përveç veprimtarive tashmë të njohura të leximeve autoriale, intervistat, kafe-bashkëbisedim me poetët e ftuar, performancat poetike, përurimet e librave, koncertet, ekspozitat e artit dhe panairin e librit poetik, Festivali I këtij vito do të ketë në qendër:
Tri mbëmje speciale organizuar nën titullin e përgjithshëm BALLKON – BALLKAN
Këto takime janë konceptuar si veprimtari e ndërthurur mes leximeve në gjuhën e tyre origjinale të autorëve të ftuar nga 12 shtete ballkanike dhe bashkëbisedimeve me publikun rreth tri temave qendrore:
 Ballkani… – Piter Pan i Europës…?
 Si të vajtosh e të këndosh “për tjetrin”…!
 E ardhmja ballkanike: përmes varrezave drejt plazheve…?
Elementë shoqërues të këtyre mbrëmjeve do të jetë muzika e rajonit, elementë tradicionalë të artit dhe etnografisë si dhe moderimet e paneleve të ftuara nga personalitete të gazetarisë dhe artit.

Disa nga emrat më të spikatur që do të kontribuojnë në realizimin e këtyre mbrëmjeve janë: Ales Debeljak (Slloveni), Tomislav Bilosniç (Kroaci), Edi Shukriu (Kosovë), Jovan Nikolaidis (Mal i Zi), Kim Mehmeti dhe Bogumil Gjyzel (Maqedoni), Onur Caymaz (Turqi), Cvetanka Elenkova (Bullgari), Fatos Lubonja (Shqipëri) etj...

Tjetër format i ri në Poeteka, Edicioni Pesë janë edhe dy prurjet e reja që lidhen me poezinë sonore dhe poezinë vizuale. Me këtë rast Poeteka do të organizojë dy Master Class për t’i bërë më të pranishëm këto dy mënyra të shprehuri poetik pak të lëvruara në Shqipëri. Master Class-et do të drejtohen nga Demosthenes Agrafiotis (poezi vizuale, Greqi) dhe Americo Rodrigues ( - poezi sonore, Portugali)

Veprimtaritë të tjera me rëndësi gjatë festivalit do të jenë:
1. Mbrëmja SPIRITUS - AD HONOREM kushtuar poetit nobelist polak Cesllav Millosh, në 5 vjetorin e vdekjes – përurim i librit “Qyteti pa emër”, kumtesa nga Jaroslaw Mikolajewski, Poloni
2. Përurimi i librit “Tespihet prej fosfori” – marrëdhënie mes fqinjëve, me autor Jovan Nikolaidis.
Hapësirë në veçantë në Festival do të ketë mbrëmja...
1. “Një amerikan në oborrin e mbretit Monun” - kafe, lexim dhe intervistë me poetin amerikan Tom Sleigh.
2. Rock&read – pasdite kushtuar poeteshës së shquar libaneze Joumana Haddad
Gjithashtu Poeteka ka në program dy ekspozita: 1. dorëshkrim – D. Agrafiotis; 2 Maska dhe Fytyra - T. Bilosniç; koncerte muzikore, seeancë autografesh, itinerar turistik në kishën e Onufrit Shelcan, Kalanë e Qytetit (Elbasan), vizitë në Muzeun Onufri, vizitë në Teqenë e madhe (Berat), vizitë në Muzeun Etnografik, Amfiteatër, në Torrën veneciane – Durrës etj.

TROFEU UNAZA POETEKA
Fitues në vite:
Sibila Petlevski (Kroaci, 2005)
Maria Lusia Spaziani (Itali, 2006)
Jevrem Brkoviq (Mali i Zi, 2007)
Casimiro De Brito (Portugali -2008)

Për më shumë informacion kontaktoni në numrat e sipërshënuar, shkruani në mailadresat e mësipërme
ose vizitoni faqen www.poeteka.org ku do të gjeni hollësi të tjera mbi këtë veprimtari


 

 

 
Poeteka 2009