Header image  
Edicioni 5 Durrës 21 - 27 shtator 2009  
  
 
 
 
 

 
 

Tomislav Bilosnic / Kroaci

NË RRUGËN PAQESORE TË ZARËS
DEL NË SHESH TIGRI

Në krye të rrugës paqësore të Zarës
u shfaq tigri
ishte ai tigri më ngulmues i të gjithë kohërave
Pikërisht ashtu krijesë e rrallë në përditshmëri
Askush s’beson në dukjen e tij
ndonëse fëmijët i sjellin peshqeshe të vogla
kurse vajzat nga paralagjja vine ta shohin
janë emotive me atë çka është m’e bukur
Të gjithë e shikojnë me mirësjellje nga largësia
dhe duke mos besuar e kthejnë shikimin nga qielli
i cili rri pezull mbi to i mëndafshtë si ai vet
Në kërcimet e gjata tigri hidhet mbi godina
ka ndrojtje se do ta vrasin në rrugë
ata që shtiren se s’e duan fare
mirëpo klithin për te sa është i bukur
si valëbardha të larta jugu
që tashmë për ditë të tëra e njohin tërë qytetin
Tigri dhe nuk parandien se ka rënë në kurth
në gropën që ia rrëmihin nëpër vite
ëmbël i buzëqeshet fanitjes së saj të papandehur.

TIGRI I KADIFENJTË

Asnjë lodër s’ma dhanë
as që e menduan se ajo më duhet
Kurrkush as që kishte, as sinjalizonte për te
Verat e mia i argëtova vet në pluhur dimri
në akull lehtë që kërcëllonte nën shtrëngatë
Mendova se s’do ta mbijetojë fëmijërinë
as të tjerët jashtë mase askushi s’shpresonin në mua
Dhe, ahere përfundimisht unë u rrita
duke menduar se tashme i kam një mijë vjet
asnjë shtangim i çmeritur nuk ndodhi
cok n’atë kohë në të cilën s’ekziston asnjë kujtim
përderisa në tregti duke blerë pije
s’jam vërsulur në tigrin e kadifenjtë
ai më kthej në pushimin e amshuar të fëmijërisë
dielli i harruar u shfaq prej larave të tij
sakaq menjëherë e dija se edhe njëherë
të tërat rishtas do t’i përjetoj në dashuri
Tigri më solli ngushëllim dhe më kthej në vendosmëri
Më në fund munda të ulërij dhe këndoj
pas bukurisë time u nisa
ushqyer në gjak shpirtin tim dhe trupin tim.

TIGRI ËSHTË FJALA E PARË

Tigri është njëra nga fjalët e para
Erdh atëherë kur kam qenë fëmijë vetmitar
Kur babai kishte vajtur në shëtitje
Kur nëna kishte futur tepër piper në supë
E kam të qartë se ai ngahera ende ekziston
se më përhihet në ëndërrim
predikohet për te si në artet e bukura
sa më larg prej fëmijërisë
jeta e tij gjithnjë bëhet mister
Tigri përfundimisht ka hyrë dhe në poezinë lirike
kur ajo më së paku është pritur
Këto vjersha janë si tigri zhguluritura
nga heshtja ime e cila është varur
përtej hënës në shënëndre
Ato askujt si drejtohen veçmas
Tigri është i gatshëm përfundimisht të largohet nga fëmijëria
të heq dorë nga poezia
dhe rishtas të kthehet në fjalën e parë.

 

IM TIGËR ËSHTË I LIDHUR
ME SHTËPINË TIME

Rrëzëllente
Kundërmonte
Egërsohej
Herëpashershëm vinte për ujë
dhe largohej i fundit
Gjithnjë përmbushte zakonin e afatit
gjithnjë përfitonte forcë
fare s’i toleronte prekjet
vinte rrethrrotull meje
bënte ç’kishte bërë më parë
Tigri im është lidhur me shtëpinë time
duke mos lëshuar asnjë vend
që i është premtuar.

DUKE MË PRITUR, TIGRI S’KISHTE NGRËNË

Tigri gjezdis luadheve
bën ç’mos për të më gjetur
Ndonëse, është dinak dhe finok, por
s’më merakos
Tentoj të më presë në kapërcyell të malit
porse mençurinë e kam parandier
Duke më pritur tigri s’kishte ngrënë
Tërë ditën gjahtoi i uritur.

 

TIGRI ËSHTË NË RRUGË

Mendoj se tigri im është duke shkuar
Se e humbas
Neve tashmë s’na lidh xhungla
me ditë s’ia kam dëgjuar zërin
më se kam dëgjuar të egërsohet
druhem se ka dëshirë të më mbys
E kam vërejtur gjurmën e tij drejtë ujit
përfundimisht edhe këtë e kam humbur
Ndofta ka kaluar anën tjetër të lumit
ka vajtur përgjithnjë me trupin e tij
shkon pas frymëmarrjes
duke përcjell dhëmbët e vet
të cilat kushedi sa herë më kanë plaçkitur
kanë privuar çdo gjë të gjallë që ka lëvizur nga unë
Tani kur kam ngel vetmitar
lidhjen tonë e ndërpret
u nis për rrugë tjetër
Qielli e di s’e pres
se jam pa çfarëdo ndihme
vetëm pa tigrin.

 

TIGRI DO MË SHPIERË NË
HAPËSIRË AMËSIMI

Një ditë ai do të kthehet
gjërat do të jenë shqim tjetërsoj
Derisa me vendin e tyre
banojnë vetëm hijesirat e vogla
Kohë parë dorëzohen
të ngrohura nga ndryshimi
Kur tigrit i lodhet tabani
ai do t’ia behë
duke më dhënë zemër
dhe duke u mbështjell me lulet e natës
Ulet rrafsh deri ke fytyra ime
deri te sytë e mi
i përmbushur drithëritje
sikur të jetë i sigurt
se është kthyer pas meje
se me tërkuzën e vet të tensionuar
përtej të gjitha mëkateve
do ta mbart në hapësirë amësimi
në qiell nëpër cilat re valëvitet
se ku dashuria gjendet
në tabakanë e pemëve.

 

TIGRI GËZIM PËRJETËSIE

Tigri u kthye, dashuria ime u kthye
Tigri është i uritur i etur i plagosur
Tigri është i ftohtë si reja e shiut
Tigri është pikëllimi i pafund
Tigri është gëzimi im
Tigri është ngadhënjyes i gëzimit dhe i pikëllimit
Tigri është në zemrën time
besnik dhe i çuditshëm
si e tërë bota
U kthye tigri, dashuria ime u kthye
u kthye ëndrra në zhgjëndërr
u kthye buzagazi u kthyen lotët
Tigri është çdo përkujtim i imi
çdo harresë
jetëvdekje
rrugë e ndritshme dhe e skëterrshme
thesar i zemrës sime
zemra ime (e zbrazët) boshe
u kthye tigri gëzim përjetësor.

TIGRI FLET NË GOJËN TIME

Një tigër me turinj të verdhë
E llëpin fytyrën time
Ai flet përmes gojës sime
Atë që e thotë është mbështjellë në zemrën time
Gjuha e tij si pikëzë rrëshire
Ngjitet për kataraktin e syve të mi
Prej natës në natë ai vjen ta ndez qiririn
Duke lyer gjakun tim.

TIGRI PIKTURË E VARUR NË
MUR TË DHOMËS TIME

Ai është i vetmi lloj i veçantë
që nuk më shqitet fare
duke më përcjellë me sy
Nuk e ushqej
kurse ai e ka trupin tim
për çdo natë
u ndalë në lëvizje e sipër
sikur deshi të më udhëzoj
në fshehtësira
që si marr vesh
E dëgjoj si merr frymë
si e bën firë barin
mbi të cilin ecë
derisa shikon në mua
i kornizuar në pikturë
në mur të dhomës time.

TIGRI PI ÇAJ

Pyetje është si pi çaj tigri
Vallë pi tigri çaj të valuar
ose pi çaj të ftohur
A pi tigri çaj në pesë
Në çdo rast gjithsesi tigri pi vetëm
Ai pi kur rreth tij s'gjendet gjë e gjallë
Pi atje ku njeriu asnjëherë s'ka qenë
Me syçeltësi drithme ai e pi çajin
Koka e tij pasqyrohet në çaj
Çaji i Indisë plotësisht e qetëson
S'dihet vetëm se kur e përgatit
Kend e thërret në çaj
Pyetje është mbanë tigri mbyll çepallat e syve
derisa i entuziazmuar pi çaj
që më pastaj ta urinon në moçal.

Përkthyen Jehona dhe Mustafa Spahiu

 

 
 

 
 
Pjesmarrësit